• |
ide | kryesore

Meta flet për “pabesi” dhe “presione” në largimin e Haradinajt

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar në rrjetet sociale dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Meta flet për pabesi dhe presione pa përmendur emra.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane” – shkruan Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Presidenti i pozave te pakuptimta dhe jo dinjitoze ne jahte me burra kengetoreje te flasi per nje bure shteti qe di dhe te dorhiqet. A ka ndonje lidhje ketu?

  2. Po keta flasin qe nuk kane etiken minimale te rine me bluze e pantallona te gjata kur pozojne plazheve ne respekt te vetvetes . Dhe kapardisen si kokosha maje plehut jahteve te ” biznesmeneve” a thua se na interesojne pazaret e radhes prej tyre. Koha juaj ka perfunduar me kohe ani pse nuk po e kuptoni qe nuk ju respektojme me e jo me te besojme te ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *