• |
ide | kryesore

Neymar tregon mbrojtësin kundërshtar më të mirë: “Vinicius mund të fitojë topin e Artë …”

Sport



Për shumë vjet ka qenë rivali i tij, kur vishte fanellën e Barcellona, tani, në fakt, me merkaton e hapur mund të bëhet edhe shoku i tij i skuadrës. Neymar flet për Real Madrid, ose më mirë, për dy lojtarë me rëndësi të madhe në klubin blancos. E si të mos mjaftonin zërat e merkato që e shohin të rikthehet në Spanjë, O’Ney ka komplimentuar shumë dy merengues.

“Më i miri me të cilin kam luajtur kundër? Sergio Ramos. Flasim për një qendërmbrojtës të shkëlqyer. Mendoj se është më i miri, e bën edhe shumë gola. Për sulmuesit është vërtetë e komplikuar të luash kundër tij”, ka thënë Neymar që më pas është ndalur tek një madrilen tjetër, bashkëkombasi e miku i tij, Vinicius JR: “Vinicius është një futbollis shumë i ri, por besoj se me kalimin e kohës mund të konkurojë për të fituar Topin e Artë. Mendoj se mund të arrijë gjithcka do të dojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *