• |
ide | kryesore

Profil/ Historia e Haradinajt, “Rambo” në luftë dhe në politikë

Kryesore, Lajme

Në Ballkan shpesh thuhet se “heroi i një personi është kriminel për një tjetër”. Ky përkufizim nuk do të mund të ishte më adekuat se në përshkrimin e Ramush Raradinajt, i cili dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi Gjykata Speciale e Hagës e ka thirrur sërish (për herë të tretë) si të dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Për shumë shqiptarë në Kosovë, Haradinaj është hero i modelit klasik, djali i vrazhdë dhe trim nga fshati, që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. Për serbët në Kosovë, Haradinaj është ndryshe. E akuzojnë se vendosi terror te popullsia civile në zonën e Dukagjinit në vitet 1998-1999.

Dy javë më parë ai festoi 51-vjetorin. Lindi në fshatin Gllogjan më 3 korrik 1968, fëmija i dytë nga 9 të tillë në familjen e tij. Si të gjithë shqiptarët e Kosovës të lindur në vitet e 60-të, Haradinaj vijoi mësimet në shkollë etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant, gjë e rrallë kjo për shqiptarët.

Haradinaj në Armatën Jugosllave

Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në universitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët, por ai thotë se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet.

Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern të Zvicrës, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes ndërtimi. Gjatë një vizite në Kosovë, në mars të vitit 1991, Haradinaj u përfshi nga vala e protestave dhe kryengritjeve që po ndodhnin në këtë krahinë si reagim ndaj një numri ligjesh anti-shqiptare të implementuara nën urdhrat e liderit serb Sllobodan Millosheviç.

Haradinaj u mbajt në paraburgim për një natë dhe u mor në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit, u kthye në Zvicër ku iu dha më vonë azili politik. Nga ekzili, Haradinaj shihte se si Millosheviç vazhdonte ta torturonte Kosovën duke larguar shqiptarët nga universiteti dhe duke i përzënë ata nga vendet shtetërore të punës.

Fillimisht u bë pjesë e Lidhjes Popullore të Kosovës, (LPK) një grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët u bënin thirrje shqiptarëve të përdorin çdo mjet të mundshëm, përfshirë këtu edhe kryengritjen e armatosur, për të siguruar pavarësinë e krahinës.

Gjatë kohës në ekzil, u dashurua me një finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Kohë pas kohe kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, ndonjëherë duke marrë edhe armë me vete.

Image
Me të dashurën finlandeze, Joanna Carsson

Në mars të vitit 1997, në kulmin e krizës në Shqipëri pas rënies së firmave piramidale, Haradinaj filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për të pajisur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

Mblodhi një grup njerëzish duke përfshirë edhe vëllanë e tij, Luanin, në aksione të transportit të armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Haradinajt ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Pak pasi kishin kaluar kufirin, u përballën me një pritë nga trupat serbe. Luani u vra, dhe një person tjetër u plagos rëndë.

 

Grupi u tërhoq dhe Haradinaj e mbajti në shpinë trupin e vëllait të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe më pas u kthye në Zvicër.

“Kam qenë i humbur pas asaj ngjarjeje” – do të rrëfente Haradinaj më vonë: “Ndjehesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundesha gjatë asaj kohe.”

Gjithsesi do të rikthehej 2 muaj më vonë. Sërish nga Shqipëria kapërceu sërish malet për të shkuar në Kosovë ku themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes, Gllogjan. E shndërroi shtëpinë e familjes në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar djemsh të rinj në një forcë që do të trondiste regjimin serb.

Résultat de recherche d'images pour "ramush haradinaj uck"

Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve për të eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara. Falë një sërë rastësish fatlume konfuzionit që përfshiu palën serbe, grupi i shqiptarëve i mbijetoi sulmit, edhe pse Haradinaj u plagos rëndë.

Gjatë 2 viteve të ardhshme, Haradinaj do të humbte edhe një vëlla tjetër në luftime dhe disa nga shokët e tij të ngushtë. Por ndërkohë UÇK po shndërrohej në një forcë të vërtetë guerile dhe Haradinaj fitoi reputacionin e një luftëtari që nuk i frikësohet asgjëje.

Shumë shpejt ai lidhi marrëdhënie me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe në fushën e inteligjencës. Edhe pse respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai konsiderohej mjaft i ashpër për ata që guxonin të vinin në dyshim urdhrat e tij. Për këtë kishte marrë edhe pseudonimin “Rambo”.

Image result for ramush haradinaj
Komandant i UÇK

Haradinaj akuzohet se ka rrëmbyer dhe vrarë 40 civilë serbë të cilët konsideroheshin të zhdukur në vitin 1998 dhe 1999. Akuzat janë ngritur në vazhdimësi nga Serbia dhe dy herë nga Gjykata e Hagës. Në fund të dhjetorit të 2002, vëllai i Haradinajt, Dauti u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë me 5 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e 4 anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pas një kohe të shkurtër, Haradinaj dha dorëheqje nga detyra dhe themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët. Teksa partitë tjera politike përqendroheshin kryesisht në çështjen e Pavarësisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave.

Edhe pse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Haradinajt, partia e tij politike nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe partisë së liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Ramushi nuk është njeri i politikës. Kur flas me të, mund ta bëj të qeshë një minutë, dhe ta bëj të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë” – do të thoshte për mediat një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000 kur Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. Në zgjedhjet lokale të atij viti do të mbahet mend për një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një pikë kalim kontrolli.

Disa muaj më vonë bëri një tjetër gabim. Shkak u bë një sherr që një familje rivale nga koha e luftës (Musaj) kishin bërë me të atin e tij për çështjen e familjarëve të zhdukur. Ai shkoi në orën 1 të natës në familjen e kundërshtarëve dhe mbeti i plagosur nga një granatë në një shkëmbim zjarri. Ai u transportua me helikopter në bazën amerikane në Kosovë dhe më pas në një spital ushtarak amerikan në Gjermani. Zyrtarët amerikanë në Kosovë do të akuzoheshin për ndërhyrje në hetimet e Kombeve të Bashkuara për incidentin.

Pas incidentit në familjen Musaj

Në vitet që pasuan, stili i jetës së Haradinajt shkaktonte shpesh kuriozitet në Kosovë. U nda nga partnerja e tij finlandeze dhe u martua për së dyti duke u vendosur në një shtëpi luksoze në Prishtinë. Edhe pse shtëpia thuhej t’i ishte dhënë nga miqtë e tij, shume shqiptarë të Kosovës e vështronin një gjë të tillë me dyshim. Asaj kohe, kundërshtarët politikë e akuzonin për përfshirje në tregtinë e paligjshme të cigareve.

Me bashkëshorten Anita

Përkundër komenteve kontroverse, Haradinaj mbetej një person mjaft popullor. Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë, dhe ishte ndër librat më të shitur.

Në Kosovën perëndimore ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz tjerë për politikë” – thoshin fshatarët e rajonit të Dukagjinit: “Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.”

Pas zgjedhjeve të vitit 2004, AAK hyri në koalicion me LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Dha dorëheqje pas 100 ditësh për shkak të thirrjes nga Gjykata e Hagës.

Résultat de recherche d'images pour "ramush haradinaj hage"
Gjatë gjykimit në Hagë

Në 2008-ën u shpall i pafajshëm, por procesi do të përsëritej edhe në 2012-ën. Haradinaj do të pritej me nderime nga ish-bashkëluftëtari i tij, Hashim Thaçi. Do të merrte sërish vendin në qeveri në 9 shtator 2017, por pas 22 muajsh po e lë sërish detyrën.

Edhe gjatë qeverisjes së tij të dytë ai tregoi kokëfortësinë e tij për vendimet e marra. Do të mbahet mend si kryeministri që mori vendime të forta kundër Serbisë duke vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e cila mbetet në fuqi edhe pas presionit të fortë të BE dhe SHBA.

“Rambo” nuk ruajti linjën e paraardhësve për të mbajtur tone nën zë edhe me Tiranën, por shpesh herë ai doli hapur dhe publikisht kundër veprimeve të homologut shqiptar Edi Rama të cilin e akuzonte se i ishte bashkuar idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Edhe në fjalimin e tij të dorëheqjes, ku nuk munguan emocionet Haradinaj do të kujdesej të theksonte fjalët: “Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

©Përgatiti lapsi.al, u shfrytëzuan materiale edhe nga biografia e bërë nga IWPR Balkans

14 Comments

  1. Nuk e dime ne eshte i pafajshem, por kjo qe po i ndodh eshte absurde. Eshte hera e treta qe hetohet per te njejten gje dhe me kete logjike ky mund te mos gjeje qetesi gjithe jeten. Kjo qe po i bejne eshte dhe me e rende se po ta kishin denuar. Domethenes eshte fakti qe nuk i’u ka fsheh asnjehere drejtesise. Nese del prap i pafajshem, meriton super demshperblim.

  2. Ari shko edhe ha karin e e fazlliqit se ai eshte I ngjashem me ty or kafshe e ndyre.Pastaj hajdeni tju fusim edhe na 1 presh bythes per embelsire or bushter serbe.

  3. Ramushi nuk esht mut laluc. Eshte burre malsie. Rrofte shqiperia e shqiptarve, lalucet jane sperme serbo sllave arumun. Sorry 🤧🍆🚽🤮🚽🚽🚽🚽🚽

  4. Ramushi nuk esht mut laluc. Eshte burre malsie. Rrofte shqiperia e shqiptarve, lalucet jane sperme serbo sllave arumun. Sorry 🤧🍆🚽🤮🚽🚽🚽🚽🚽🤧

  5. Z.Haradinaj je i LAVDISHEM!!??
    Bravo or burre!!Ti nuk e njeh tuten (friken)!
    RROFSH SA ALPET TONA!!!
    Jena me TY(JU),gjithmone!!!
    Prapaskenat kane me dal n’skene.Thjeshte asht ceshtje kohe.
    Ky akt asht mesimi ma i madh nder shqiptare!!!

  6. Respekte per çfare ka bere ky njeri per atdheun e tij! Ky po ka fatin e patrioteve shqiptar, jane keqtrajtuar e persekutuar. Ne kete bote nuk ka njerez te persosur, por Haradinaj eshte nje plus i madh per historine shqiptare.

  7. HARADINAJ ESHTE DHE DO NGELET NJERIU ME TRIM DHE ME I DREJTI POLITIKAN NE KOSOV POR GJARPRI RAMA VUCIC BOSHNJAKU ERDOGAN PUTIN REZIKOHET TI HANE KOKEN PER KOMBIN SHQIPTAR SHIKOHET ENDERR E FRIKSHME KANE PERPARUAR SHUME PERPARA KLANI I RREZIKSHEM RAMA,VUCIC,THACI,RUSI SORJANET DHE KLIKA QE KANE NE PROJEKT PLANI PUSHTET NE CDO FORM APO MENYRE KETA NUK KANE PROBLEM KOSOVEN SHQIPERIN APO ATEDHEUN RAMA ATEDHE QUAN DHE KA GREQIN MERRENI DHE LEXOJANI PREJARDHJEN DHE ME E PAKTA KY SHQIPERI QUAN NGA SHKUMBINI E POSHT KRYEQYTET NJEH VLOREN NGA SHKUMBINI E LART SKA FARE PROBLEM SE NGA SHKOJN GEGET ,KETA TE TERE DO VIJ DITA SHUME SHPEJT QE DO THONE O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE O NE NE PUSHTET O BALLKANI DO HAJ BARE ESHTE E AFERT DITA MAS HARRONI SHQIPTAR GAZETAR ANALIST,OPIONIONIST,ITELEKTUAL,POPULL …

  8. Nuk jam dakort me rreagimet dhe me duken siperfaqsore.

    Cfare po pershendetni? Taksen kunder Serbise? Po sikur te dinit qe ky eshte kontrabandisti me i madh ne Kosove i mallrave Serbe? Nuk besoj se do te kishit ket mendim. Te dinit qe ky perfiton miljona nga tarifat doganore kunder serbise sepse ka krijuar monopol.
    Po pershendetni faktin qe u dorehoq? Eshte e qarte qe ketij i kane bere presjon eshte shantazhuar per cfare ka bere gjate luftes e me pas. Nuk u mallengjye por ishte ne ankth gjate konferences se shtypit.

    Ne fund, cilat jane arritjet qe paska ky? Ka shnderruar vullnetin e mire e atyre qe kishin interes gjeopolitik ne Kosove kryesisht disa vende te BEse e Amerike ne problem per ta. Ka vizatuar nje Kosove qe pas lufte dhe deri vone ishte viktime e terrorit dhe genocidit Serb, e sote Serbia shihet si viktime si paqe dashes fale politikave te Kosoves. Taksat dhe tarifat skane demtuar ekonomine serbe por kane bere qe Kosova te paguaj disa kosto ekonomike plus kostove politike me larte. Ka tensjonuar veriun e Kosoves por pa e perforcuar. Te gjitha keto levizje jane levizje te dikujt qe ka interesa te tjera ne koke pertej Kosoves, pavarsisht se duken si levizje nacjonaliste qe ndezin frymezim me se koti ne popull por qe jane krejtesisht pa esence, dhe te demshme.

    Lexoni historine e ketij dhe te familjes se ketij. Amerikanet punesuan nje familje egersirash mali disa askusha per te bere disa punera te tyre ne Kosove. Artikulli permend akuzat dhe thote “prokuroret serb” dhe te gjykates se hages. Gabim prokuroret jane te gjykates se Hages, provat jane ofruar nga Kosova dhe nga Serbia dhe jane mare ne shqyrtim deshmi te shqiptareve dhe serbeve. Ky ka perdhunuar ka vrare e prere ka terrorizuar, se per kete pune eshte paguar, mos kujtoni se ka vrare serb vetem, ka vrare Shqiptar ca se ishin te LDKse ca se nuk pranonin kete, e ca se si kishte qef ky, me pas ju ka mare dhe tokat e shtepite. UCK ka patur dhe te tjere qe skane qene pjese e Shqiponjave te zeza, qe rrefuzuan me cdo kusht te benin akte te tilla, prej tyre Adem Jashari, nuk preku kurre femije e gra cfare do qofshin serbe shqiptare etj, luftoji si burrat e vdiq si burrat. Ndersa plera si ky, nga mali, sote kane pallate toka vila neper bote, miljona neper banka. Dhe ju garantoj qe si beri ne mal.

    Mos kini frike kritikat dhe kritikuesit, por ate qe valvit flamurin e mer vendime ne emer te “atdheut”. Nuk eshte tradhetuar vendi ndonjehere nga kritikuesit, por nga ata qe jane fshehur pas gjakut te martireve dhe flamurit. Nuk me interson se si i ndajne hajdutet tane te PSse e te PDe Thacin e Ramushin per mua jane njesoj, Thaci me i rrafinuar.
    Meqe ra fjala per Adem Jasharin. Kur eshte vrare, ka pritur ti vinin ne ndihme nga UCKja. Thaci e nxori ne prite, dhe Ramushi ishte duke shkuar fshat me fshat duke terrorizuar civil, prandaj si erdhi askush ne ndihme. Heroin e keni aty para syve, mos e percmoni duke i bashkangjitur emrat e Ramushit dhe te Thacit.

    1. Pse duhet te te besojme ty dhe jo gjykates se Hages qe e ka deklaruar 2 here te pafajshem? Po ecem me tregime njerezish Thaci del shume here me zi se Ramushi(edhe me shkrim New york times-i po deshe). Pse Thaci nuk eshte thirrur kurre? Si e shpjegon faktin qe Ramushi nuk ka hezituar asnje cast per t’u perballur me drejtesine, ne nje kohe kur kriminelet e luftes ne Ballkan u fshehen neper bodrume dhe banaqe? Si e shpjegon faktin qe nuk ka folur kurre per komplot nderkombetar, sic bejne zakonisht fajtoret, perfshire Edi Ramen? Ramushi mund te jete fajtor, por befasues dhe i dyshimte eshte standarti i tmerrshem i gjykates se Hages, qe te heton e gjykon 3 here per te njejten ceshtje. Nese Ramushi ka bere krime lufte, nuk besoj se do e mbroje njeri, edhe pse ndonje ekses mund te jete i justifikueshem ne kushtet kur mban mbi supe trupin e vellait te vrare nga Serbet.( Thaci nuk ka nga keto justifikime, se as eshte vrare, as plagosur vete, apo te aferm, por vetem ka dhene urdhera).
      Ne mungese te nje vendimi fajesie, shqiptaret jane ne te drejten e tyre te shprehin ndaj tij kompasionin per nje trajtim te padrejte,ne kufijte e cnjerezores, qe po i behet nga gjykata. Mesa di une gjetjet e Martyt jane bere nderkohe qe Ramushi ishte ne Hage. Pse nuk eshte kerkuar hetim per ato gjetje, nese ne to shfaqeshin te dhena per implikimin e Ramushit?
      Dhe pyetja qe mbetet si cekan eshte: Pse 3 here Ramushi dhe asnjehere Thaci?
      Me kaq info sa kemi kjo duket vetem si loje e piset. Kush thote te kunderten nuk ben as patriotin, as parimorin, as perendimorin, por me e pakta ben provokatorin. Rihetimi i tij eshte ne kundershtim me cdo vlere njerezore. Nuk ka lidhje me heroizmin apo shqiptarine.
      Ramushi nuk ka nevoje te vete-viktimizohet, sepse deri ne kete moment eshte absolutisht viktime.

      1. @Neri. Absolutisht, nuk kerkoj besim, por shikim te llogjikshem e te ftohte te tij. E shpjegoj faktin qe nuk u denua dote dy here, duke dhene faktin tjeter qe dyja heret nuk eshte denuar jo sepse nuk kishte fakte te mjaftueshme, por se personat qe do deshmonin kunder ketij filluan te zhdukeshin, e pjesa tjeter te harronin. Por fakti qe per here te trete po e therrasin eshte tejet me domethenes se sa fakti qe nuk u denua dote dy here.
        Ke thene dicka ne fund, Neri, pse Ramushi dhe jo Thaci. Po mundohem te ta shpjegoj sic e kuptoj dhe vete. E para sepse Ramushi me vellezerit e tij ka qene pjese e nje strukture “Shqiponjat e Zeza” ne UCK ka qene komandant i kesaj, kurse Thaci jo. E dyta sepse ska qene ndonjehere ne pozite me te larte se Thaci, por nen te. Beson ne te vertete qe Haga ka nje agjende anti Shqiptare dhe prandaj po e gjykojne serish? Apo se ka bere aq shume sa s’mund te anashkalohet? Cila te duket me e pershtatshme me e llogjikshme? Deri me tani cilat jane faktet qe te cojne ty te mendosh se Haga ka agjende anti Shqiptare? Kane denuar Serb qe kane kryer krime e genocid, kane provuar qe kane kryer keto krime, dmth as ti as une sado hidhur te na vi nuk mund te jemi dakort kur denojne serb por jo kur hetojne Ramushin.

        Ne fund Neri. Absolutisht jam parimor, mundohem per cdo gje te jem i tille i drejte, ne biznes ne jete, e ne mendim. Por smund te na bejne per loqe te tjeret e te fillojme ti thurrim lavde nje krimineli nje idioti si ky, kur me te vertete kemi me cfare te mburremi me martiret me te gjallet qe sote enden rrugeve, kurse Ramushi me familjen e tij kane vene miljona. I ke lexuar bemat e ketij? Mos lexo asgje tjeter vetem artikullin e shkruajtur nga Suedezet per kete nga Neue Zurcher Zeitung “Ku i ka gjetur Ramush Haredinaj kaq leke” titullohet. Kurse Adem Jasharit i kane bere nje lapidar 10 eurosh, dhe varret e Jashareve duheshin Turqit te jepnin donacjon e ti ndertonin se te ishte per keta per as varret sdo i gjindeshin sote.

        Neri e shoh qe ben krahasimin me Thacin, duke mare si piknisje mbase anen tende politike ne Shqiperi ku Rama eshte me Thacin e PDja me Ramushin. Nuk me intereson kjo llogjike fare, eshte bosh pas asnje vlere. Po Thaci mbase ka bere me shume se ky, por aktualisht flitet per kete vetem.

    2. Or patatapa…
      “…..Punesuan disa egersira mali….,”
      Mjafton kaq me t’kuptu se cili je!!!???

  9. Haradinaj ka avantazh besueshmerie, sepse i ka mundur 2 here prokuroret e Hages, pa i’u fshehur ne asnje rast. Kjo eshte e para qe duhet thene, pastaj vazhdojme diskutimin.
    Prokuroret po perfitojne nga ndryshimi i jurudiksionit per shkak te gjykates speciale, sepse me juridiksionin e vjeter nuk do guxonin me ta therrisnin.
    Ne cdo rast,do te duhej te benin nje fare kujdesi me njerin qe eshte deklaruar dy here i pafajshem per te njejtat akuza. Ky duhet te ishte thirrur i fundit(pasi te dilnin te gjitha provat), jo i pari. Sot, ne raport me prokuroret nderkombetare, perparesi ka Ramushi.
    Ne rastin e pare, qe eshte thirrur Ramushi, ka qene kryeminister, ne pozite me te larte se Thaci. Ramushi ka qene kryeminister i presidentit Rugova dhe shume i mbeshtetur nga ai, gje qe e lehteson disi ne raport me akuzat qe ka vrare njerez te LDK. Sa i perket deshmitareve, kjo eshte e diskutueshme. Une di rastin e njerit te rendesishem, qe “vrau veten” ne nje park ne gjermani. Ky la pas nje ditar qe implikonte shume, por jo Ramushin. Pastaj logjika ta do qe edhe Mladic,Karaxhixh me shoke, ja kane mbyllur gojen deshmitareve, por keto u denuan, sepse ka prova pertej deshmive. Shtypi perendimor duhet marre me rezerve, sepse nuk jane te ralle artikujt qe mohojne edhe masakren e Rejcakut, qe eshte e dokumentuar me foto. Bombardimet e NATO-s prandaj filluan.
    Jam dakord qe shqiptaret duhet ta hapin mendjen edhe ne raport me luften e UCK. Une e mirepres nje Natasha Kandic shqiptare, qe te tregoje emra kriminelesh lufte me rrezikun qe t’i vene tritolin tek shtepia. Por ky nuk eshte rasti. Ky eshte rasti i deshtimit te drejtesise nderkombetare dhe kaq. Dy here mund ta quajme rastesi, por heres se trete nuk di cfare emri t’i ve , pervec se padrejtesi. Nuk i futem fare arsyeve.
    Ne Ballkan jane mbrojtur shume kriminele edhe pas denimit , serbe dhe kroate kryesisht. Ne shqiptaret nuk e kemi kete akoma kete njolle. Nuk kemi denoncuar, por as kemi mbrojtur kriminele te denuar. Nuk kam fakte te besoj tek komploti, por i kam te gjitha faktet per te besuar tek deshtimi i nderkombetareve. Te dyja(komploti apo deshtimi) jane te pafalshme dhe nuk shoh arsye per t’i falur.
    Thacin ta mora per krahasim duke qene se po funksionoje me tregime dhe artikuj edhe pse nuk e mohoj qe jam kundershtar i Rames.
    Sa per keto heronjte e tjere qe permend ti, duhet thene qe heronjte i shkrin drita e diellit. I vetmi qe ka dale ne drite me shume se te gjithe eshte Ramushi. Mos e ver kurre doren me zjarr per njerin qe ka dale ne lufte. Kushdo mund te kete bere gjithcka, qofte edhe Jashari. Kushdo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu