• |
ide | kryesore

Publikoi një pjesë të filmit ‘Cats’, Taylor tallet nga fansat (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, Taylor Swift publikoi në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’ një pjesë të ‘trailer-it’ të filmit “Cats” ku ajo, Jason Derulo, Idris Elba dhe shumë VIP-a të tjerë kanë role kryesore.

Kjo video ka shkaktuar menjëherë shumë reagime nga fansat, të cilët jo vetëm e kanë urryer, por dhe kanë filluar të tallen me detajet e filmit. Si përshembull me faktin që macet në film kanë gjoks, apo Taylor Swift që mban veshur taka. Përdoruesit janë treguar fare të pamëshirshëm. Disa e quanin filmin “makth”, disa “ndëshkim për efektet e ‘Snapchat’”, ndërsa pjesa tjetër ka kthyer çdo gjë në meme.

Asnjë nga aktorët apo producentët e filmit nuk ka reaguar pas këtyre komenteve, por duket se asnjë nuk është i emocionuar për publikimin e këtij filmi.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *