• |
ide | kryesore

Rilindja nuk ndalet , kosto 15 milionë euro kilometri i rrugës që miratoi në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Pavarësisht thirrjeve paralajmëruese të FMN-së dhe Komisionit Europian, Partia Socialiste miratoi në Kuvend dy kontratat koncesionare të Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Parlamenti dje nuk vuri në dyshim negociatat qeveritare me dy biznese private dhe miratoi rreth 260 milionë euro (pa TVSH) për ndërtimin e dy rrugëve. 

Me miratimin nga Kuvendi, firma “ANK” do të ndërtojë 17 kilometra rrugë Milot-Balldren, me një koston stratosferike prej 256 milionë eurosh, ndërsa firma “Gjikuri” do të ndërtojë 13 kilometra rrugë me një kosto prej 61 milionë eurosh.

Kontrata e autostradës Milot-Balldren pati shumë dyshime, jo vetëm për koston e madhe prej rreth 15 milionë eurosh për 1 kilometër, por edhe për mënyrën e financimit të projektit.

Por duket se deputetëve socialistë nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla prej 15 milionë euro kilometri.

Në Kuvend, Shqipëria, i përballon suksesshëm këto investime, edhe pse FMN, KiE kanë kohë që kanë ngritur alarmin se po shkojnë në drejtimin e gabuar me PPPtë dhe politikat e qeverisë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrisqet e PPP-ve, FMN paralajmëron: Mund të dëmtojnë shpejt bilancin publik të Shqipërisë 

KE: Shqipëra shton financimet për PPP-të, i ul për shëndetësinë 

DASH “shuplakë” qeverisë shqiptare për korrupsionin, tenderat dhe PPP-të 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *