• |
ide | kryesore

Shkarkohet gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, kandidate për Kushtetuesen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Anila Guri.

Gjyqtarja Guri ishte kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. KPK konkludoi se gjyqtarja ka probleme me pasurinë.

KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.  

KPK identifikoi edhe një banesë në pronësi të nënës së gjyqtares Guri në fshatin Pulaj të Velipojës të ndërtuar në vitin 2007, por të deklaruar në vitin 2017 me vlerë 2.5 milionë lekë.

Sipas relatores Faskaj, gjyqtares Guri i ka lindur e drejta për ta deklaruar këtë pasuri që prej vitit 2007, kur ishte krijuar. Faskaj tha se subjekti ka deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie të ardhurat e siguruara prej nënës së saj nga shitja e një apartamenti në Gjirokastër në vlerën 4 milionë lekë.



1 Comment

  1. Kjo Guri eshte tamam shushunje ,
    kjo qelbesira nuk e fillonte gjyqin pa minimumin 300 mij lek ne xhep .
    Ka sorrollatur nje familje ne tirane per 7 vite deri sa i mori 11 miljon lek per nje titull pronesie kur te gjitha dokumentat ishin te rregullta. te pastra, pa asnje pretendent tjeter per ate toke, pra gjithshka ishte e thjeshte.
    Por mori vesh qe pronaret kishin bere nje kontrate me nje ndertues per nje ndertim aty , dhe donte dhe kjo pjesen e saj.

    Ne kosh te plehrave qelbesira e mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *