• |
ide | kryesore

Të shtënat me armë në Laprakë, policia zbardh ngjarjen

Arkiva



Policia e Tiranës zbardhi një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmë në Laprakë.

Policia njofton se ka arritur që të identifikojnë shtetasin që qëlloi mbrëmë vonë gjatë një konflikti të çastit, ndërsa vijon puna për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.

Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.  Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *