• |
ide | kryesore

Triumf pas 29 vjetësh: Algjeria fiton për herë të dytë Kupën e Afrikës, tabu për Senegalin

F1, Sport, Video



29 vjet më vonë, Algjeria është mbretëresha e Afrikës: në Kairo, kombëtarja e drejtuar nga Belmadi thyen në finale Senegal, që e mbyll turneun i dyti ashtu si në 2002 e nuk arrin të ndërpresë mallkimin që nuk e ka parë kurrë të triumfojë në turneun kontinental. Pa të skualifikuarin Koulibaly, të besuarit e Cissé dorëzohen ndaj një karamboli të pafat në nisje të ndeshjes.

Bounedjah, këtë herë, nuk ka përse të qajë: penalltia e humbur në cerekfinale kundër Bregut të Fildishtë e kishte vendosur në dëshpërim për minuta të tëra, por në finale fati i buzëqeshi. Në kronometrin e ndeshjes kanë kaluar vetëm 79 sekonda, sulmuesi i Al-Sadd godet me të djathtën pa shumë pretendime, por gjeti devijimin e Sane, që befasoi Gomis. 1-0 dhe disavantazhi blitz është një goditje e rëndë për Senegal, që me një shpërthim të Mané dha impresionin se dëshironte të kthente ndeshjen. Luanët e Terangas reaguan, duke vënë në presion mbrojtjen algjeriane deri në pushim të lojës, por pa krijur raste të mëdha. Më të mirën e ndërtoi Niang, e djathtë spektakolare por pak mbi traversë. Në dhomat e zveshjes, pas një simulimi të Feghouli e ndonjë kontrasti të fortë, shkohet me shpirtrat e tendosur, e me gati një zënkë që u shua shpejt.

Presioni senegalez u bë më i përqendruar me rifillimin e lojës, por porta e M’Bohli mbeti e paprekur. Pak për pritjet e portierit, pak për gabimin e Nyang, e pak për Var që anulloi vendimin e arbitrit për të akorduar penallti në favor të Senegal (krahu i Guedioura ishte ngjitur me trupin) rezultati mbeti i pandryshuar. Në fërshëllimën e fundit nis festa algjeriane (edhe e Franck Ribery, në tribunë për të bërë tifo për Dhelprat e shkretëtirës).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *