• |
ide | kryesore

U premtuan 800 milionë euro për “Notre Dame”, por vetëm 20 u dhuruan vërtet

Planet



Dy miliarderë francezë kishin premtuar se do të dhuronin 300 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi djegies së çatisë së saj, por deri tani kanë dhënë më pak se 20 milionë. Kritikat ndaj tyre nuk munguan kur bënë premtimin dhe nuk kanë munguar as tani.

Bernard Arnault, që është njeriu i dytë më i pasur në botë dhe miliarderi Francois Pinault dhuruan shumën në mënyrë që restaurimi të fillojë, por ajo është e pamjaftueshme.

Një zyrtar për komunikimin me publikun në katedralen “Notre Dame” tha në fillim të muajit se ata që premtuan shuma të majme që në total arritën 800 milionë euro, por në fakt nuk kanë paguar as edhe një cent. Qeveria franceze këtë javë kaloi tre ligje për rikonstruktimin e objektit të famshëm. Zjarri kaploi çatinë e katedrales dhe më pas zjarrfikësit e kishin të pamundshme ta fikin atë.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *