• |
ide | kryesore

Vendimi i dytë për mandatin e Sakos, reagon Basha: E gjithë drejtësia nën kontrollin e Ramës

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të dytë Gjykatës së Durrësit, për vërtetimin e mandatit të kandidates së Partisë Socialiste për postin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.

Në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Basha e konsideron vendimin të marrë nga “drejtësi private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri”, duke theksuar se ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin.

“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.”- shkruan kryedemokrati në “Facebook”.

 

7 Comments

  1. Keto jane llogje te kota. Ti e kupton si jurist qe gjykata e larte me praktiken qe ka normalisht nuk do ta pranonte kete vendim. Po cfare do bejme? Do presim gjykaten e larte qe do e kapi prap Rama dhe me frymezim rilindas do i beje naften praktikes se vet? Kete reagim prej analisti ne facebook me mire mos e beje. Kryetari opozites eshte per te na bere te shpresojme e veprojme dhe jo per te na treguar 1000 arsyet per te cilat duhet te jemi te deshperuar si afrikanet. I dime shume me mire sec i di ti dhe i vuajme shume me shume sec i vuan ti o Lul dhe e dime gjithashtu qe nuk zgjidhen me lojera dhe taktika idiote sic po ben ti. #Rezistence

  2. Po he or burri i dheut, boll me lloqe. Nxirri faktetet ne rruge se si po vidhet e perdhoset Shqiperia dhe mbeshtillja aty ku u djeg hajduteve.

    Nqs e ke te drejten me vete mos e shperdoro zemerimin kot, perndryshe te gjithe kane te drejte te besojne se flet pallavra.

  3. Zoti neri ,formimi yt juridik duhet te jete kursi 6 mujor i saliut tek plepat ,ku ne te njejten kohe qe i duhet shalqimit te piqet u poqen edhe juristet tane te nderuer .

    1. Thuaj lapsi ta publikoje vendimin e plote te gjykates se Durresit dhe shikoje si do ta shkerdhej pa qene jurist. Keto shkelin logjiken normale qe e meson qe ne kopesht o rrot kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu