• |
ide | kryesore

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për Valbona Sakon, PS bën manovrën ligjore

Lajme, Të fundit

Partia Socialiste nuk e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mosmandatimin e Valbona Sakos në postin e kryebashkiakes, e cila u shpall fituese në përballjen e zgjedhjeve vendore kundrejt Valbona Sakollarit të Partisë “Bindja Demokratike”.

Në vend të apelimit, PS ka zgjedhur të rishqyrtojë çështjen në një proces tjetër me një gjykatës të ri.

Mësohet se PS ka bërë dje dorëzimin dhe regjistrimin e padisë me objekt: “vërtetimin e mandatit të Bashkisë Durrës për Valbona Sakon”.

Seanca po zhvillohet në këto momente dhe me shumë gjasa, gjykatësi i ri, Shpëtim Reka, do të çertifikojë mandatin e Valbona Sakos.

Në vendimin e dhënë, gjykata ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.

 

 

 

5 Comments

  1. Ishallah perdor ate botimin e ri te kodit te procedures civile, qe ka harruar ta perfshije nenin 58. Keshtu do mbese dhe rilindas dhe profesionist kari ky gjygjtari.

    1. O rrot kari nuk po them qe ishte i ligjshem vendimi i pare. Ai me shume mundesi eshte jashte kompetence, por rrezohet ne apel, jo me manovra rilindase. I ke syte ne balle ti? Thashe une qe kishte kompetence mos e pranonte Sakon gjykata e durresit?. Lexoji tamam para se t’i komentosh te tjeret o kar.

  2. Te qash nuk ja vlen . Te qeshesh nuk ja vlen akoma me shume . Sa me shume kohe kalon aq me bajate po i bejme institucionet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu