• |
ide | kryesore

Vendimi i Gjykatës së Tiranë për Agim Kajmakun, PS përsërit manovrën ligjore

Lajme, Të fundit

Partia Socialiste sapo ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e mandatit të Agim Kajmakut, kandidatit të Partisë Socialiste për postin e kryebashkiakut në Vorë, në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ashtu sikurse në rastin e kryebashkiakes së konfirmuar në Durrës, Valbona Sakos, PS ka kërkuar rishqyrtimin e mandatimit të Kajmakut në një proces tjetër me një gjykatës të ri. Hedhja e shortit pritet të bëhet të hënën e ardhshme për të caktuar gjyqtarin e ri të çështjes.

Më datë 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

 

2 Comments

  1. Per te njejtin problem , tri pergjigje te ndryshme . A bazohen tek e njejta kushtetute keta gjyqtar ? Mesa di une kushtetuta eshte aksiome , atehere si ka mundesi te ndodhin bixarritete te tilla ? Me shume kohe kalon me te peshtire beheni . Kerkoni te rregulloni vetullat por po nxjerrni syte . Ky eshte pseudovetingu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu