• |
ide | kryesore

Video/ Senegali po mund veten: autogoli blitz po vendos fitoren e Algjerisë

Sport, Video



Algjeria nuk e kishte menduar se mund ta niste finalen e Kupës së Afrikës kaq mirë. Ose më saktë, se ndihma do ti vinte nga vetë kundërshtari, që në këtë rast ishte krejtësisht i pafat, kur mbrojtësi i Senegalit devijoi goditjen e Bounedjah, që në minutën e dytë të ndeshjes. Një goditje që peshoi fort në pjesën e mbetur të 45 minutave të para për senegalezët, që nuk arritën të organizoheshin për ti bërë keq mbrojtjes së Algjerisë.

Kështu, Algjeria është vetëm 45 minuta larg trofeut dhe përgatitjet për festime kanë nisur. Vetëm pas kalimit në finalen e turneut festimet e algjerianëve arritën deri në Francë, ku në kryeqytet tifozët bllokuar Champs Elizee, ndërsa në Montpellier pati konfrontime me policinë dhe dhunime të dyqaneve e lokaleve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *