• |
ide | kryesore

Arta Bajrami sqaron keqkuptimin me Taynan dhe Rinan

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka publikuar disa foto ku tregonte se Rina dhe Tayna frymëzoheshin prej saj në daljet e tyre publike dhe në klipe.

E ftuar në emisionin “Mirage” ajo ka treguar se nuk ka asgjë personale me reperet dhe se ato postime nuk janë bërë nga vetë ajo.

“U keqinterpretua. Nuk e postova unë atë në story, por adminët e mi që mbajnë Instagramin. Kanë parë që një tjetër këngëtare kanë xhiruar një skenë klipi si unë dhe u konsultuan me mua për ta postuar. Ai ka qenë për një artiste tjetër jo për këto me veshje të njëjta. Unë nuk rri gjithë kohës në Instagram t’i shoh çdo postojnë. Adminët kur shohin diçka të ngjashme me mua e postojnë, kanë parë ngjashmëri në veshje dhe e kanë postuar. Shaminë bandana unë e kam përdorur në vitin 2000, ka qenë simboli im por nuk kemi shkruar kopjim. Unë i kam përkrahur artistët e rinj dhe s’ka ndonjë gjë që kemi diçka të ngjashme. Nuk duhet të preken kaq shumë nga postimet e adminave të mi”.- ka përfunduar Arta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *