• |
ide | kryesore

Basha nga Kurbini: 30 qershori thirrje për ndryshim që i drejtohet PD-së

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në Kurbin për një takim informal me strukturat e demokratëve, u shprehu mirënjohjen elektoratit dhe qytetarëve, që u bënë refuzuan t’u drejtoheshin kutive të votimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke krijuar shumicën absolute “Rama ik”.

Sipas Bashës, 30 qershori, nuk ishte vetëm një refuzim i kryeministrit Edi Rama, por edhe një thirrje për ndryshim që i drejtohej PD-së. Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”- u shpreh Basha, i cili analizoi edhe braktisjen e Ramës nga socialistët.

Në takimin informal me strukturat e PD-së në Laç, kryedemokrati theksoi gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, si arsyen e dytë të madhe për refuzimin e “regjimit të Ramës”. “Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten…Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi se pas mesazhit të qytetarëve më 30 qershor, PD ka pergjegjësinë të shpalosë vizionin dhe programin politik. “30 qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike. Refuzimi kombëtar i 30 qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar” theksoi Basha.

 

8 Comments

  1. Si nuk fole njehere me emra o Lul ?
    Ca lideri je ti e burr i dheut ?
    Nje oligark nuk guxon te demaskosh, kur ke me qindra fakte….
    Miliona euro me letra te fallsifikuara dolen haptas fare me Gener 2 dhe ti nuk guxove te hapesh gojen..
    Atehere ca mut lideri je ti, ca te besojne njerezit ty, kur je edhe me mut se Mona, turp

    1. o populli ca rendesie ka emri ca ndryshon nese e jep ; opozita flet per emrat e koncesjoneve qe sduhet te jepen as sipas FMN etj ; pas tyre fshihen oligarket; edhe jan then ne kontekste te tjera ; i degjove emrat e vjedhesve te votave ndryshoj gje? i degjove emrat e TV private qe e mbeshtesin qeverin qe u cilesuan jo neutrale nga raporti ODHIR, oligark jan aty se marrin lek direkt apo indirekt nga qeveriu

  2. Taksa taksa takasa , ppp ppp ppp , gjoba gjoba gjoba , burg burg burg , te vetmet fjale qe kane then tash e 6 vjet keta rilindas grabitqare . Qeveri me anti popullore se kjo nuk ka per ti ardh ketij vendi . Nuk mendoj se do kete sikur edhe ne afrike qeveri te tille qe te mendoje nate e dite vetem e vetem sesi ta varferoi popullin e vet .
    Nga ana tjeter nuk mendoj se do kete ndonje vend tjeter ne planet qe te kete nje opozite kaq idiote sa e jotja z.Basha . Te thuash ne jemi shumice absolute eshte donkishotizem me brire . Ne radhe te pare nderro keshilltaret , i ke per faqe te zeze , i ke idioter me brire qe vetem te ferkojne shpatullat dhe gishtin ne b… . Ne radhe te dyte zgjohu nga gjumi, se edhe enderra me e gjate 5 sekonda zgjat , zgjohu nga virtualiteti dhe hyj ne realitet , ne realitetin afrikan te ketij vendi ,sepse afrike e bene rilindasit por edhe ti afrike e dashke . Zgjohu dhe ndrysho gjithçka duke filluar nga vetja . Ne nje vend ku zbatueshmeria ligjore eshte 17 % , ne nje vend ku ndeshkueshmeria ligjore eshte 11 % (vetem cironka dhe te vobekt) ti nuk mund te besh asnje gje po nuk bere ndryshime rrenjesore dhe thelbesore . Une mendoj se asnje nga ju (Rama , Basha ,Kryemadhi) nuk e ka vullnetin me minimal per ndryshime sepse ndryshimet ju dobesojne , ju heqin ate krekosje prej gjeli ne maje te plehut qe keni . Ju kujtoni se keni ne dore shpirtrat e njerezve por ne fakt ju nuk dini as fatin tuaj , nuk dini se çdo tju ndodhe pas 5 sekondash . Ju(politikanet kryesore) harroni se ne kete bote jeni thjeshte kalimtare . Ky popoull ka mbi 2500 vjet qe vuan , 10 me shume apo 10 me pak nuk bejene diference . Ju me veprimet ose mosveprimet tuaja mund ta beni me te mire ose me te keq kete vend . Mbas 50 vjetesh per ju do te flitet me perbuzje dhe perçmin ose me superlativa , e gjitha varet nga ju .
    Zgjohuni !

  3. Sorosiani vogel me axhend shkatrimi i pd. Si nuk njef turp ti. Pse ja punon njerzve pas kraheve mor pis njeri. Te besojne mor qen. Do te njohin dhe ty kush je. Sic njohen plehun e rilindasve.

  4. Bravo lapsi lulu ne hollande ju thoni basha ne Laq,pastaj shperthejne shpellaret duke llomotitur nje pas nje per te justifikuar udheheqsin e punve te kota,bravo lapsi

  5. Çfare militante te semure te ram mutit komentojne.Basha sikur gjysmen e tyre qe premtoi dje ti beje Shqiperia do perparoje. Edhe nje mut do ishte me i mire se kjo kolere e cullakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu