• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Haradinajt, Albin Kurti thërret sot konferencë për media

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media.

Në këtë konferencë, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë edhe nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi. Konferenca do të mbahet në orën 11:00.

Ndryshe, në një reagim të shpejtë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kurti deklaroi se dorëheqja e Haradinajt ishte i vonuar dhe me arsye të gabuar.

Sipas Kurtit, Haradinaj kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro. Ai theksoi nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *