• |
ide | kryesore

“Jam krenar”: presidenti i Boca Juniors tregon edhe kush e bindi De Rossi të luajë në Bombonera…

Sport



Daniele De Rossi tek Boca Junior. Një tratativë drejt përfundimit për ish-kapitenin e Romës, sikurse konfirmohet direkt nga presidenti i klubit argjentinas, Daniel Angelici në konferencë për shtyp: “Sigurisht De Rosi do të vijë në ditët e ardhshme, ai ka dëshirë ta veshë fanellën e Boca Juniors”.

Ish-mesfushori i Romës ka patur disa oferta në fakt që kur u mësua divorci përfundimtar me verdhekuqtë, porn ë fund zgjodhi të luajë në Bombonera: “Burdiso ka folur shumë me të, mund të them 99 përqind do të jetë një lojtar i Bokës. Çfarë mund të sjellë tek Boca? Eksperiencën e tij, mua më pëlqejnë lojtarët që duan të vijnë tek Boca. Ka ndodhur e njëjta gjë me Jurtadon, kishte oferta në Itali, por ka preferuar të vinte këtu. Të kesh një Kampion Bote si De Rossi, pasi kanë mbetur tashmë pak në qarkullim, të mbush me krenari. Do t’i bëjë mirë të gjithë futbollit argjentinas. Unë jam bir italiani, për këtë arsye më gëzon dhe më kënaq edhe më shumë fakti që një lojtar italian i nivelit të tij ka vendosur ta mbyllë karrierën tek Boca Juniors”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *