• |
ide | kryesore

Jessica Alba, e penduar për tatuazhet

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, ku rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horoskopit të fëmijëve të saj dhe konstelacionet e tyre.

Ndonëse për këto ajo nuk do të pendohet kurrë, Jessica ka rrëfyer se do të donte të mos kishte bërë disa tatuazhe në rininë e saj. “Kam disa tatuazhe, dhe pendohem për një prej tyre… ndoshta dy.”- ka treguar ajo në një intervistë për Refinery29,

I pari është një fjongo që është pozicionuar poshtë kurrizit.

Ndërsa tjetri është një lule në të pasmen e qafës, të cilën nuk po mundet ta fshijë as me lazer.

“E kam bërë kur isha 17 vjeç dhe jam shumë e acaruar. Jam munduar ta heq me lazer shumë herë dhe nuk po fshihet. Do doja shumë të kisha menduar për diçka që do ishte domethënëse përtej kohës, sepse kur bën një tatuazh në moshën 17 vjeç, tani që je 38 mendon: “Hmm, nuk e di nëse kjo është shumë domethënëse.” Por për këtë të fundit, fëmijët janë përgjithnjë.”- ka përfunduar aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *