• |
ide | kryesore

Kryebashkiakja e Shkodrës paralajmëron: Do të kemi sërish situata “të nxehta” politike

Lajme, Të fundit



E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, paralajmëroi se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend. Sipas Ademit, qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.“Është një cështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta mesa duket. Mesa duket do të shohim prap, duket se nuk e kemi arritur fundit. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’”, -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera, kryebashkiakja komentoi edhe padinë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për “antikushtetuetshmërinë” e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të cojë në zgjidhjen. Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë.” –theksoi Ademi, ndërsa  u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR nuk flet për zgjedhje.

 

 



6 Comments

  1. U lodhem duke thith tymin tuaj. Nuk po them qe dua te shoh zjarrin, por te pakten na kurseni kete tymin artificial.

  2. Pasi dogji shkollat kjo molotovistja ademi,tani i eshte sulur vendit te kryetarit te PD,ngadale po ja fut luluse kjo volt ana

  3. Edhe pa rroge do te rrime ,ama karriken nuk e leshojme.KJo do nje polic dhe ta nxjerri per leckash,nje idiote.

    1. Cope loqe. Duke ju referuar ligjit ajo eshte sh ne rregull dhe s ka pse ja leshon nje rilindasi qe imponohet me ane te forces por ne papajtueshmeri te plote ligjore. Per me teper isha 2 dite ne shkoder dhe e them pa frike rruget I kishin si karamele jo si rruget e lali Erit gropa gropa e brazda brazda. Cfare flitet per te negativisht eshte vec propagande Ramiste e iniciuar nga djegja e bythes ne 2015 teksa humbi Shkodren.

  4. Voltana eshte e nderuar, sepse si rrallekush nuk punon me kriminele dhe sepse ben shume me pak, duke qene ne kushtet e diskriminimit financiar dhe urrejtjes personale te kryeministrit ndaj saj. Edhe qimen po te kishte gabuar sot do ishte ne burg.
    Nese fillon pune njeri qe nuk perfaqeson as 10% te qytetareve, do jemi zyrtarisht per rekord guinness. Eshte e detyruar te rezistoje qe mos behemi gazi i botes edhe me shume se c’jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *