• |
ide | kryesore

“Messi më i miri në botë”: Neymar i përdor të gjitha vetëm për tu kthyer në Barcelonë

Sport



Në këtë pikë, cdo mundësi është e mirë për të treguar, pak a shumë direkt, qëllimet e tij. Neymar ëndërron të kthehet tek Barcellona, ku natyrisht do të rigjente Lionel Messi: “Është më i miri me të cilin kam luajtur në karrierë – thotë braziliani në një intervistë për Oh My Goal -. Për mua është më i miri në botë, sa bashku formuam, një dyshe spektakolare, fantastike. Ishte kënaqësi e nder të luaja me të, është edhe miku im gjithashtu”.

Sulmuesi i Psg vazhdon ti japë sinjale katalanasv, që nuk mund të bëjnë cmenduri të mëdha pasi morën Griezmann. Neymar pastaj ka përzgjedhur edhe klasifikimin e tij personal për portierin dhe mbrojtjen më të fortë: “Sergio Ramos është më i forti që kam patur kundër. Për sulmuesit është shumë e komplikuar të luajnë kundër tij. Është shumë i mirë edhe Thiago Silva, janë dy mbrojtës të mëdhenj. Victor Valdes është portieri më i mirë që kam njohur”.

E ardhmja i përket Vinicius Jr e Mbappé. “Braziliani është një futbollist shumë i ri, por me kohën mund të luftojë për të fituar Topin e Artë. Mund të arrijë objektivat e tij. Kylian, është më i shpejti që kam parë ndonjëherë. Me të e Messi në një skuadër nuk humbet kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *