• |
ide | kryesore

Mosfunksionimi i Akademisë së Shkencave, Fuga: Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar

Lajme, Të fundit



Akademiku Artan Fuga ndërsa ka komentuar situatën në Akademinë e Shkencave, ka theksuar se mbledhja e djeshme me dyer të mbyllura e këtij institucioni shkencor, më të rëndësishmit në vend, ishte e paligjshme.

Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” të televizionit informative, “News 24”, Fuga i është drejtuar edhe publikut, duke shpjeguar rëndësinë e funksionimit të Akademisë. Sipas Fugës, nëse ASH-ja nuk funksionon, atëhere rrezikojmë të mbetemi një “komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar”.

“Dua t’i drejtohem publikut sepse kujtojnë që Akademia e Shkenca është një forum ku mblidhen ca njerëz që e quajnë veten shkencëtarë që grinden me njëri-tjetrin dhe kjo nuk na hyn në punë. Po, nuk është kështu sepse Akademia e Shkencave duhet t’i japi tonin prodhimit të dijes. Nëse ky motor nuk funksionin i gjithë motori i dijes shqiptare nuk funksionon. Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar. Problemi është shumë serioz”, tha Fuga.



3 Comments

  1. Edhe gjera te tjera i kemi nga shekulli i kaluar; si dedikimi ndaj udheheqesit p.sh.
    Te vetmet risi qe na solli ky shekull jane: mbushja e parlamentit me kriminele, kanabizimi si projekt ekonomik dhe politik dhe rrezimi me force i pushtetit qe i prodhoi keto dy risite e tjera.

  2. Kemi mbetur te llaci akoma o profesor!! 30 vjet demokraci, vetem kleptokratet i gezuan!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *