• |
ide | kryesore

“Na sill James dhe Icardi”: De Laurentiis nën presionin e tifozëve të Napoli…

Sport



Aurelio De Laurentiis mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Napolin, por si gjithnjë në këtë kohë, presioni mbi të lidhet gjithnjë me merkaton. Presidenti i të kaltërve, në Dimaro Folgarida, ka mbërritur në fushë pak përpara fillimit të ndeshjes miqësore ndaj Feralpisalos. Duartrokitje nga ana e tifozëve të pranishëm në adresë të numrit një napoletan, që i është përgjigjur duke i përshëndetur, por nëse i është përgjigjur ovacioneve duhet parë nëse do të bëjë një gjë të tillë edhe për kërkesat e tifozëve napoletanë.

“Na sill në skuadër James” dhe “bli Icardi”, janë kërkesat e thirrura në kor nga tifozët e pranishëm në tribunë. Ancelotti ka shprehur në fakt aprovimin për të dy emrat që mund të rrisin entuziazmin e Napolit, në vigjilje të një sezoni të ri, ku si zakonisht favorit nisin kampionët në fuqi të Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *