Ditën e djeshme, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dorëheqjen nga posti ekzekutiv, pas thirrjes që iu bë për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës, në cilësinë e njërit prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në fund të mbledhjes së qeverisë, në një dalje për mediat Haradinaj njoftoi dorëheqjen e pakthyeshme, me arsyetimin se nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës dhe se duhej të paraqitej për të dëshmuar si një qytetar i thjeshtë.
Gjatë fjalës së tij, Haradinaj njoftoi se do të marrë pjesë sërish në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u shprehur se sovrani do t’i japë sërish besimin për të drejtuar vendin.
Nërsa sot, në ditën e parë “si qytetar i thjeshtë”, “Rambo” ka hequr kostumin e zyrtarit dhe shfaqet në mesin e familjes së tij.
Vëllai i tij, Veton Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto të ish-kryeministrit me dy të afërm të tyret.
Qofsh i pafajshem
Me duket se do jete presidenti i ardhshem. Po taksen 100% beni mire te mos e hiqni.
Taksen mos e luni.
Taksen me referendum po te doj populli dhe si te doje populli jo amerika megjith soj e sorollop brenda.
Je SHQIPTAR,jo shqiRptar!!!
Fatmirsisht vazhdojme me pase edhe do(disa) BURRA!!!
Kosova asht me te drejte krenare qe ka shtetar me dinjitet, si z.Haradinaj…
R A M B O ??!!!!