• |
ide | kryesore

Një rrugë në Kamëz do mbajë emrin “Ramush Haradinaj”

Lajme, Të fundit

Duke vlerësuar aktin e dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Bashkia e Kamzës i ka vendosur një rruge emrin “Ramush Haradinaj”.

Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt, i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”.

Deklarata e Bashkisë Kamëz

Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi të qenit një shtetar i vërtet pasi që është një patriot dhe atdhetar këtë e ka treguar çdo ditë të jetës së tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për gjithë shqiptarinë. Me dorëheqjen prej një burri të vërtetë shteti tregoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se sa herë të kërkohet do të shkojë para drejtësisë jo si kryeministër i Kosovës por si Ramush Haradinaj.

Përgjigjur thirrjeve të drejtësisë por dhe akteve të marra si kryeministër i Kosovës ne detyre. Bashkia Kamëz ka nderin që një rrugë të qytetit tone t’i vendosë emrin e tribunit të lirisë dhe atdhetarisë Ramush Haradinaj me vendim të Këshillit Bashkiak.

Kujtojmë që tashmë Ramush Haradinaj është njëri prej nesh për thjeshtësinë që e karakterizon por edhe se ai është Qytetar Nderi i Kamzës si dhe prej sot një prej rrugëve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, të bindur në pafajësinë tënde dhe misionin tënd për lirinë e Kosovës dhe shqiptarisë. Askush nuk ka mundur të gjunjëzojë sado që ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalësh me karakterin tënd fisnik dhe pastërtinë e figurës tende. Ti je një shtetar i vërtet ndaj qëndro siç ke ditur te ia dalësh pabesive. Jemi me ty.

7 Comments

  1. Veprim ne rastin me te mire i nje ideologjie komuniste per te mos thene nje veprim idioti.
    Askush nuk mund te parashikoje efikasitetin e konjukturave politike te nje politikani per sa kohe ai eshte aktiv ne zhvillimet e politikes aktuale.
    Perjetesimi i heronjve per sa kohe ata jane te gjalle eshte nje kompleks inferioriteti provincial i praktikuar me se shumti nga regjimi komunist i Enver Hoxhes.

  2. Ja ka felliqur dhe emrin KM te Kosoves ne keto dite e momente delikate ky koke tuli i Zalldardhes se Dibres, si shume emra te tjere rrugesh ne Kamze. Trashamak o kelyshi i SB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu