• |
ide | kryesore

Pas Haradinajt, Gjykata Speciale thërret në Hagë edhe Jakup Krasniqin

Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka marrë ftesë për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është ftuar që më 24 korrik të paraqitet për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik 2019.

“Është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“DEKLARATË

Prishtinë, më 20 korrik 2019

Të nderuar bashkëkombës

Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.

Pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike.

Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete.

Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale.
Nuk do të jetë hera e parë që dal para hetuesve për të dhënë përgjigje për çështje të sajuara nga pushteti i Serbisë. Ia kam dalë në proceset e hetuesisë jugosllave të viteve tetëdhjetë, siç ia kam dalë me përgjegjësi edhe kur jam ftuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, për rastet e kurdisura në bazë të dosjeve të dorëzuara nga Serbia kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Në të dy rastet kam dhënë deklarata në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, përfaqësuesit të saj politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre.

As kësaj radhe nuk mund të jetë ndryshe.

Jakup Krasniqi, anëtar i SHP të UÇK-së dhe zëdhënës i tij”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, të premtën kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim. E nga specilja për intervistim është ftuar edhe Bisilm Zyrapin, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së.



3 Comments

  1. Gjykatà speciale ne kosove me kryeprokuror amerikan dhe prokuror te huaj. Qellimi ta paraqesim luften e uck si terorizem . Qe nuk eshte e vertete dhe amerika e di mire se i krijon e i cben pas oreksit pasi i vesh me kepuce made in usa. Kesaj gjykate ju hap rruge nga thaqi. I cili me gjasa do perfundoje vete te haje gjellen qe gatoi. Dhe kurti me te drejte ka kundershtuar hapur kete gjykate dhe jo vetem por cdo gjelle perendimi ne dem te kosoves. Per cdo gje kurtit koha i dha te drejte. Dhe eshte nje person i pakorupteshem dhe deri tani u pakorruptuar. Se per ta blere nuk behet fjale.

  2. Pavarsisht respektit sidomos per taksen ka bere gabime qe kosoves do ti kushtojne. Koha me mire kurti km me nje president 100% shqiptar jo serb. Ushtri. Mbyllje gjykates speciale. Apo me sakte sherbimeve speciale. Heqje kufiri. Takse 100%. Se nuk e pengon kjo njohjen. Liberalizim vizash.

  3. Ku jeni futur salih like lulu pse nuk shkruani dhe dy fjale per nje nga figurat e rendesishme te uck z krasniqi,per ramushin u sulet qe ti lepini bythen njeri pas tjetrit,ah kurvat e mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *