• |
ide | kryesore

Tronditëse/ 12% e fëmijëve bien viktimë e abuzimeve seksuale

Lajme, Të fundit

Ngjarja e Durrësit, ku një 8-vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga 5 të rinj brenda ambienteve të shkollës “Myslim Hida”, ka risjellë në vëmendje fenomenin shqetësues.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve, rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite me radhë.

Ndërkohë, për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 %  të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale, përfshin ndikimin mbi vetëvlerësimin, dëmtimin e zhvillimit të personalitetit, mungesën e socializimit me të tjerët si në moshë fëmijnore, por edhe në moshën e adoleshences dhe moshën madhore.

Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njejtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes.

5 Comments

  1. pak jan perderisa qelbesira dhjerje e stalinit edvin kristaqis janatullos rama i ben kryebashkiak e deputet trafikentet,perdhunuesit e te miturve ne grup,hajnat e vrasesit si lloji rosh,frrok,ndok,prenga,artur bushi,rrahman rrahja ,xhelili,sajmir tahiri,geron e fatmir gjafa etj.

  2. Turp dhe te pafalshme per keto monstruozitete qe ndodhin ketu dhe kudo ne bote . per ne si komb jane te pafalshme çendurira te tilla . Kjo bote qendron ne kembe vetem prej dashurise se Zotit per femijet(jane engjej) . Mbas krahasimit me Zotin , abuzimi me femijet eshte mekati me i madh qe mund te behet , eshte karshillik ndaj Zotit . Kalimtari nuk fiton kurre ndaj te perhershmit , i vdekshmi nuk fiton kurre kurder perjetesise . Ishallah ve dore ti o Zot i Madh qe njerezia te futet ne rrugen tende dhe nuk bene më çendurira te tilla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu