• |
ide | kryesore

U arratisën nga burgu në Greqi, 2 shqiptarët arrestohen në plantacionin me kanabis

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandra-s në Halkidhiki. Dy të burgosurit shqiptarë, të dënuar me burgim të përjetshëm, që u arratisën të martën nga institucioni i vuajtjes së dënimit, janë kapur ditën e sotme nga autoritetet e vendit fqinj.

Forcat policore kanë identifikuar dy të arratisurit mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis, në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.

Të ndaluarëv iu gjetën armë kallashnikovi  dhe granata. Sipas policisë greke EL.AS., të dy të arrestuarit nuk u paraqitën në evidencën  e mëngjesit të datës 16 korrik, që çoi në nisjen e menjëhershmetë kërkimit.

 



1 Comment

  1. Ketu tek ne,nuk kane nevoje te arratisen te burgosurit,se vete qeveria,qendrore,apo lokale,propozon lirimin e tyre,bile marrin persiper,t’i sigurojne edhe pune ,qe te “riabilitohen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *