• |
ide | kryesore

Vajza e Beyonce thyen rekorde

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme këngëtarja e hiteve, Beyonce hodhi në treg albumin e saj më të ri, “The Lion King: The Gift”.

Albumin ajo e cilësoi si një dhuratë për Afrikën dhe menjëherë pas publikimit ai po thyen rekorde.

Albumi përfshinte disa këngë mjaft të realizuara, megjithatë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave ka qenë “Brown skin girl”.

Beyonce transmeton një mesazh shumë të fuqishëm për të gjithë njerëzit me ngjyrë ku ju tregon se ata duhet të duan ngjyrën e tyre të lëkurës.

Megjithatë detaji më i veçantë i këngës ishte vajza e këngëtares, Blue Ivy.

Mjaft e përfshirë në kënga ajo këndon pjesën e parë të saj, të cilën e ka shkruar vetë.

Me anë të kësaj kënge Blue Ivy ka marrë një numër të madh komentesh ndër të cilët dallojnë ata që e krahasojnë me të ëmën.

“Blue Ivy po i heq kurorën Beyonce me ‘Brown skin girl’. Faleminderit që po na dhuron kaq zë të bukur Blue Ivy”, ishte një komentues në Twitter.

Kjo këngë duket se e tregon qartë se Blue ka lindur për të qenë një yll në skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *