• |
ide | kryesore

Vendimi për Durrësin, reagon Basha: Drejtësia në duart e krimit, kontrollon pushtetin lokal

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas vendimit të gjykatës së Durrësit, që i dha mandatin e kryebashkiakes, kandidates socialiste Valbona Sako. Në një status në Facebook, Basha thotë se drejtësia është në duart e krimit, që kontrollon edhe pushtetin lokal.

Sipas Bashës, me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg.

Reagimi i Bashës

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.



2 Comments

  1. Po ti lulu koqe kanari po ajo gjykate nje dite me pare ju the shpellareve se gjykata triumfoje apo pse gjygjtarja ishte gruaja e militantit te pd ne vije te pare ne protestat,kjo per ty eshte e mire,sot nga hollanda na thua qe e ka kapur rama,por nuk thua se si e ka kapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *