• |
ide | kryesore

Vjedhje e trafikim fëmijësh/ Shpërbëhet banda në Itali, në pranga 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një grup kriminal është shpërbërë nga Policia italiane, e cila ka vënë në pranga 11 persoa, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë.

Të ndaluarit akuzohen për vjedhje, shpërndarje droge dhe trafikim fëmijësh. Sipas raportimeve në mediat italiane, banda vepronte në rrethet e “Tor Vergatës” dhe “Tor Bellës” në Monaka.

Në operacionin që filloi pasditen e së premtes dhe që zgjati deri në të gdhirë të ditës së sotme, u kapën fillimisht katër persona, dy nga Roma,19 dhe 17 vjeç dhe dy shqiptarët, 20 dhe 21 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 52 doza kokainë, 23 doza hashashi dhe shuma e 1340 eurove.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *