• |
ide | kryesore

Vuçiç flet për dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik, s’ka vend për eufori

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik  dhe si i tillë nuk ka arsye për eufori.

Në një konferencë për mediat, Vuçiç u shpreh se duhet të reagojmë me qetësi, moderim dhe pa eufori.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike”, tha Vuçiç, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.

Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.

“Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”, u shpreh Presidenti Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia duhet t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë.

“Njerëzit tanë në Kosovë mund të mbështeten në shtetin e tyre në Serbi,” tha Vuçiç.

Ai tha se Serbia beson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën,” tha Vuçiç.



6 Comments

  1. Super neveria. Po mendoj cfare mostre duhet te jesh te rish ne te njejten tavoline me buzkuqin vucic. Cfare duhet te jesh te rrish me kete millosh ne te njejten tavoline. Cfare qenie e peshtire.

    1. Rri Edi, njesoj sic rrinte Enveri me Titon ose Popovicin! Edvinin cfare e di, nje naiv, bashke me ata qe e votojne! Vetem per tmarr nje vend pune votojne ata! Ndersa Edi vetem per te vjedhur eshte!! S’dine ta nxjerrin parane ne menyre tjeter!

  2. Vuqiq po ore po loja e shokut tend Rama e Thaqi esht ket loj ju e keni kurdisur por kete loj e me gjith shoket e tu Rama Vuqiq Thaqi ore byth qir e keni te zorshme ta luani me ne si komb sado para te hudhni ne ket loj te piset.

  3. Ik o iidjot. Futi ka i tlyme buzeve me te kuq. Pini nga nje” kafe” te papu erdogani. Merni dhe brekushen e mbushur dhe aman thaqin mos e haroni. As makaronin francez mos e haroni.

  4. Po cfare do thuash tjeter or Vucic!!!???
    Shume thelle brenda teje, n’koshiencen tende,e ke kuptu se rruga per t’kriju Serbine e madhe nuk kalon neper Kosove.Asht edhe nje province me emrin Vojvodine qe pret rradhen me iu bashku atdheut te vet!?
    Dite te veshtira po vijne per Kosoven,ndersa per Serbine te KEQIJA!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *