• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: E gjithë Tirana në këmbë, mbështetje e madhe për Ramush Haradinajn

Lajme, Të fundit



Në Tiranë, drejtuesit më të lartë shtetërorë e politikë shprehën mbështetjen e tyre për zotin Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes nga detyra e kryeministrit të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkroi në një mesazh publik se zoti Haradinaj është një burrë shteti, që nuk e thyejnë presionet e pabesitë. Presidenti Meta theksoi se ishte krenar për zotin Haradinaj dhe i bindur në pafajësinë e tij.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane” – tha zoti Meta.

 Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ftesat nga Haga për protagonistët e UÇK-së janë një sfidë e re e tyre për të provuar deri në fund pafajësinë. Sipas tij, këto ftesa janë një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë, edhe sot 20 vjet pas luftës.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se dorëheqja e zotit Haradinaj është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka, dhe se askush nuk mund ta përdhosë dot luftën çlirimtare të Kosovës.

“Ramushi i ka shërbyer me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira e të këqija. Ramush Haradinaj është vet Kosova e lirë, e pavarur dhe europiane, ku bën pjesë edhe sakrifica sublime e familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, – tha zoti Basha.

Kjo është hera e dytë që zoti Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryeministrit pas thirrjeve nga Haga mbi hetimet e krimeve të luftës. Edhe tani ai është zyrtari më i lartë i thirrur për t’u paraqitur në Hagë./VOA



6 Comments

  1. Haga duhet te fillonte se pari me autoret e srebrenices. Me bundrat e hollandezeve qe shpallen zone te sigurt dhe ku ndodhi ajo qe ndodhi me mijra boshnjake. Sheshel bundra eshte ne shpi nga kjo gjykate ……..vuvic bundra me makaronaxhiun pis te frances hane makarona qete qete dhe na bejne dhe plane. Palma eri dhendri i serbise na hedh nga ndonje pordhe nga amerika tani na del dhe bundra e rikes nga amerika i fut nga ndonje pordhe. Nderkohe kemi papu erdoganin e filmave te dhjere turq te sander mafishes pa kemi sorrat e rilindjes….. pra po kuptoj qe pjesa e shqiptareve qe nuk hyn as me mendje te keto bundra qenka kaq shume interesant qe mer kaq shume vemendje tash e qindra vjet. Pra dhe ne keto kohera mender moderne. Une nuk di te jemi aq te bute sa boshnjaket qe me dhimbsen qamet.me sa kuptoj ku……e kahershem po e dun zjarr balljanin. Epo nuk do ta kene ku…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *