• |
ide | kryesore

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme”, mbi 20 mijë rusë protestojnë në Moskë

Planet

Më shumë se 20 mijë protestues janë mbledhur në Moskë duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestuesit bëjnë thirrje që kandidatët e opozitës të lejohen të regjistrohen në zgjedhjet e shtatorit. Autoritetet kanë refuzuar t’i regjistrojnë kandidatët pavarësisht faktit se kanë grumbulluar minimumin prej 5 mijë firmash, që nevojiten për të marrë pjesë në zgjedhje.

Udhëheqësit e opozitës, përfshi më të spikaturin Alexei Navalny, janë bashkuar me protestuesit në tubim. Aktivistët kundër qeverisë së presidentit Vladimir Putin, shprehen se autoritetet kanë deklaruar me qëllim se firmat e mbledhura janë të pavlefshëm. Rreth 30 kandidatë u ndaluan të konkurrojnë.

Duke folur për këtë ngjarje, zoti Navalny u tha protestuesve: “Ne do t’u tregojmë atyre se kjo është një lojë e rrezikshme. Ne duhet të luftojmë për kandidatët tanë”. Ai u zotua se do të ketë një tubim më të madh javën e ardhshme nëse autoritetet nuk regjistrojnë një numër kandidatësh për votim.

Një kandidat, Lyubov Sobol, ka qenë në grevë urie për më shumë se një javë, duke kërkuar që të lejohet të kandidojë. Organizatorët thanë në Facebook se po protestonin për një Rusi “pa banditë, pa mashtrues dhe pa hajdutë”.

Javën e kaluar, policia arrestoi dhjetëra protestues në një miting tjetër në mbrojtje të kandidatëve të pavarur zgjedhor.

Protestat vijnë mes një rënie në mbështetje për presidentin Putin dhe zemërimin mbi rënien e standardeve të jetesës dhe korrupsionin e përhapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu