• |
ide | kryesore

Zgjimi në 5.30, pa dush e kilometra të tërë në këmbë: Augsburg, stërvitje ferri në Alpe…

Sport

E qartë që vigjilja e kampionatit është momenti ku lojtarët duhet të fillojnë të kthehen në formën fizike, që do ti shoqërojë gjatë gjithë sezonit. Eshtë edhe e kuptueshme që disa teknikë në vend të punës në palestër preferojnë aktivitet ndryshe, si ecjet në mal ose rafting, që ndihmon të krijohen lidhje të forta mes lojtarëve. Nga ana tjetër, në fillime të karrierës, Klopp e conte Mainz në Pyllin e Zi, në një lloj kampingu atmosfera e të cilit përshkruhet shpesh nga ish-lojtarët e tij.

Por Augsburg duket se cështjen e ajrit të pastër e ka marrë shumë më tepër seriozisht se cduhet. Sipas asaj që raporton Marca, tekniku Martin Schmidt ka vendosur ti cojë të tijtë në mal. Me mal nënkuptohet ekzaktësisht Alpet zvicerane, në zonat që trajneri zviceran i njeh mirë, duke marrë me vete minimumin e mundshëm, si në vend të përgatiste një sezon në Bundesligë, skuadra gjermane po përgatitej për një udhëtim në Himalaja.

Një ferr i vërtetë, ku lojtarëve nuk i mbetet asnjë nga komoditetet që statusi i tyre mund ti lejojë. Dushe? Nuk ka, kush dëshiron duhet të lahet në rrëke. Telefoni celular? As bëhet fjalë, edhe sikur nuk ka valë në ato lartësi. E nuk ke as mundësinë të zgjohesh me qetësi, sepse Schmidt è ka vënë zgjimin në orën 5:30 e në 6 lojtarët duhet të nisen për marshim nëpër malet zvicerane. Kushedi në këtë mënyrë, në fund mund të funksionojë. Por, pas një vere të tillë, edhe Bayern Munchen nuk do të duket…një mal i pakalueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu