• |
ide | kryesore

Zhvillimet në Kosovë, Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, duhe shuar çdo dyshim mbi këtë çështje. Pas kthimit nga një vizitë zyrtare në SHBA, Veseli theksoi se e respekton vendimin e Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, ndonëse nuk kanë patur konsultë paraprake.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato”, tha Veseli.

Kreu i Parlamentit tha se diskutimi i vetëm tani është se kur do të organizohen zgjedhjet e parakohshme.

“Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen (zgjedhjet). Për këtë, besoj se do të kemi konsulta edhe me partnerët e koalicionit të deritashëm dhe me partitë tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Veseli.

Duke folur për ftesat Gjykatës Speciale për ushtarët e UÇK-së, Veseli ka ripërsëritur besimin e palëkundur te pastërtia e luftës.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, u shpreh kryeparlamentari.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *