• |
ide | kryesore

Zidane presion Real Madrid për Pogba: “Klubi e di çfarë dua…”

Sport



Zinedine Zidane është kthyer në punë me skuadrën. Pas vdekjes së të vëllait që e mbajti disa ditë larg Real Madrid, tekniku i është dedikuar skuadrës, që është revolucionarizuar në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Eden Hazard. Por jo të gjithë pjesët në fakt janë vendet e duhura, me Paul Pogba goditja e ardhshme në hyrje, e dy asa si James Rodriguez e Bale gati të largohen.

Zidane ka folur pikërisht mbi cështjet delicate në vigjilje të sfidës me Bayern në Houston. “Pogba? Duke u përgjigjur gjithnjë në të njëjtën mënyrë, do të dukem budalla. Klubi e di cfarë duam, ka ende kohë. Tani jemi të përqendruar tek miqësoret, të shohim cfarë do të ndodhë “. Francezi, tani tek Manchester United, u përfol edhe për kalimin tek Juventus, me tifozët që i kanë kërkuar Mino Raiola ta kthejë tek bardhezinjtë në ditën e zbarkimit të De Ligt.

Zizou nuk është zbilancuar shumë as për Gareth Bale e James Rodriguez, që i pëlqen Napolit, por është më pranë Atletico Madrid: “James është një lojtar i Real, të shohim cfarë do të ndodhë. Tani është me pushime e nuk them dot më shumë. Bale nuk është problem. Nuk do them kurrë që një lojtar është problem. Mund të ndodhë gjithcka, ka një kontratë e nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me qershorin”. Nuk do ta thotë kurrë ndoshta Zidane, por është e qartë se Real kërkon të lirohet nga pagesa për ta, me kushtin që të mos i shesë nën cmim dy lojtarë që i kanë kushtuar aq shumë klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *