• |
ide | kryesore

3 vjet nga puthja Lu-Vlahutin, sistemi i drejtësisë ende në kaos

Kryesore, Lajme



Nuk ka asnjë dyshim se mesnata e 21 korrikut 2016 ka hyrë në historinë e Shqipërisë. Në parlamentin shqiptar do të miratohej si rrallëherë me 140 vota të të pranishmëve një nga një reformat më të kontestuara dhe më të përfolura, ajo në sistemin e drejtësisë.

Në ato ditë të nxehta korriku do të mbahen mend ecejaket e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe koleges së tij të BE-së, kroates kokëkuqe Romana Vlahutin. Zyra e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në katin e dytë të godinës në qendër të Tiranës ishte vënë në fokus të dhjetra skenarëve që binin e ngriheshin për mënyrën se si do të funksiononte sistemi i drejtësisë.

Ato ditë u dëgjuan për herë të parë edhe për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo dhe institucioneve të reja si SPAK, BKH, KED, KLGJ, KLP, etj. E fundit pengesë ishte paragrafi 88 i Komisionit të Venecias që sipas opozitës ishte tjetërsuar nga mazhoranca për të vënë në dorë institucionet e reja. Zgjidhja u gjet te konsensusi që duhet të lishin palët për të ngritur këto institucione.

Rezultati ishte 140 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por nuk munguan edhe denoncimet e deputetëve të ndryshëm që kishin marrë telefonata kërcënuese nga selia e rrugës së Elbasanit se në rast të votës kundër do të konsideroheshin “të padëshirueshëm” për SHBA-të.

Në atë seancë kryeministri Rama mbajti një fjalim vlerësues dhe premtues se kjo reformë “do të çelë siparin e një revolucioni në sistemin e drejtësisë” dhe se “gjykatësit e prokurorët e korruptuar do i fshinte fshesa e vetingut”.

Në krahun tjetër lideri demokrat Lulzim Basha tha se “reforma në drejtësi ishte një ogur i mire për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit europian”. Të dy akuzuan njëri – tjetrin për krijimin e pengesave të qëllimta.

Ishte reforma në drejtësi që shënoi thyerjet e para të forta mes koalicionit që qeveriste vendin në atë kohë mes PS-së dhe LSI-së. U pranua edhe më vonë nga vetë Rama se ato ditë qeveria gati u rrëzua. E famshme ishte përplasja publike mes kreut të Kuvendit, Meta dhe kreut të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj që drejtonte edhe komisionin e posaçëm të kësaj reformë.

Në mediat dhe portalet pro-qeveritare thellohej ideja se kundër reformës në drejtësi po punon Meta dhe Berisha që sipas tyre i trembeshin “drejtësisë së re”. Një vit para zgjedhjes së Presidentit nuk munguan as zërat për krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin në zgjedhje.

Më vonë edhe Meta ka zbuluar disa gjëra nga ajo që diskutohej në zyrën e tij në prani të ambasadorëve të huaj. “Me ambasadorët kam pasur gjithmonë takime me dëshmitarë”– thoshte Meta më vonë për të treguar se nuk kishte luajtur nën rrogoz.

Po ku është sot reforma në drejtësi?

Nuk do të shkonte gjatë dhe konsensusi historik i mesnatës së 21 korrikut do të harrohej. Me afrimin e zgjedhjeve të 2017-ës, opozita doli nga parlamenti për të vijuar aksionin e saj në një çadër të ngritur përpara kryeministrisë. Në parlament, ngritja e institucioneve të reja nisi të zvarritej dhe në shumë raste mazhoranca e interpretoi ligjin në mënyra të ndryshme për të zhbllokuar situatat.

Ngritja e Këshillit të Emërimeve në drejtësi që duhet të ishte një institucion bipartizan u bë në mënyrë të njëanshme, por ndërkombëtarët heshtën. Më pas u shpik edhe një post i ri, ai i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Në një sallë të mbushur me tym, mazhoranca zgjodhi Arta Markun në vend të Adriatik Llallës.

Më pas do të niste Vetingu, por nisja e këtij procesi nga kupola e sistemit ka lënë tashmë vendin pa institucione të rëndësishme siç janë Gjykata, Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Oerd Bylykbashi, njëri prej hartuesve të kësaj reforme nga opozita thotë sot se ajo që kemi sot është “fruti i fundit i hidhur i reformës së 2016”.

“Sot nuk kemi më Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Euramalius paska propozuar që mund të emërohen gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Larte sa për të emëruar 3 anëtarët që i duhen Ramës në Gjykatë Kushtetuese. Te përzihen rropullitë vetëm ta mendosh. Më herët kemi parë se si KLGJ dhe KLP u kapën duke vënë në to persona kryekëput të lidhur me PS. Janë këta që do të caktojnë gjyqtaret dhe prokurorët‎ e ardhshëm që do zëvendësojnë ata që po ikin nga vetingu. Do te krijojnë gardën pretoriane të Ramës në Drejtësi, që ta ruajnë atë në 10-15 vitet e ardhshme nga drejtësia për maskarallëqet që po bën sot pa fund. Vetingun e kapën sepse në listën e kandidateve kishin aplikuar vetëm të majtë ndërkohë që Opozita ishte ne çadër” – shkruan Bylykbashi.

Tani sytë janë te SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrpsion që pretendohet të arrestojë zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive. Tashmë nuk janë më as ambasadorët Lu dhe Vlahutin që rrëzëllenin në lozhën e sallës së seancave plenare atë mbrëmje korriku. Reforma në drejtësi mbushi 3 vjet, por shqiptarët e kanë parë vetëm në letër ndërsa politika vazhdon ta përdorë për konsumin e saj të përditshëm duke ia përmendur njëri – tjetrit sa herë nuk kanë diçka për të thënë. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Kurre nuk kam patur dyshime tek e ashtuquajtura Reforme ne drejtesi. Qe ne fillim e kam kuptuar se eshte nje menyre per te kapur drejtesine kryeministri aktual e ndoshta edhe ai i rradhes. Kush mund te kete besim se drejtesia mind te funksionoje kur te pakten 7-8 deputete nga ata qe e votuan kishin probleme me drejtesine dhe precedente te rende penale? Kush mund te besonte “ideatorin” dhe “promovuesin” e drejtesise se re, kir ai vete pati mbushur Kuvendin dhe Bashkite me kriminele ordinere, perdhunues, shfrytezues prostitucioni etj? Me te vertete ka patur njerez aq naive qe kane menduar se me “drejtesine e re” punet do viheshin per fije?

    1. Imagjino te mos kishte qene drogaxhiu kaq i trashe dhe i paafte per te menaxhuar, kete “drejtesi” do na e kishin ngop pa pas kush bythe ta kundershtonte duke qene te gjithe te shantazhueshem. Ne fund te fundit ishte paaftesia e drogaxhiut qe nxorri gjithcka ne drite, heroi i vertete i kesaj sage.

  2. KETA DY FIGURA JAME DY FIGURA ME TE POSHTRA ME ARMIKE ME DIZIFORMUESE ME KRIMINALE MTE TE PA FE DIN E IMAN .PER POPULLIN DHE KOMBIN SHQIPTAR.
    KETA DUHEN SHPALLUR NEN GRATA NE SHQIPERI KETA E PACAVURE ORGJIST TE LLOJT TE SEKTIT ME TE KEQ TE NJERZIMIT TE SHEKULLIT XX KETA QE LANE SHQIPERIN QE NE CDO FSHATE TE SHQIPERIS TE MBJELLET HASHASH KETA TE STILIT GRISELD,JOLEZ, E VELI KETA TE SHPERLSR NGS TRURI DUHEN TE SHPALLEN ARMIQ TE KOMBIT SHQIPTAR TANI PO I SHOHIM PSSOJAT QE LANE DHE DO I SHOHI TER JETEN.
    NE DITET E KETURE U LARGUAN NGA SHQIPERIA 250000 SHQIPTAR NGA SHQIPERIA DHE VADIMI I TYRE VAZHDON .
    NE DITET E KETYRE LAPASQEREVE U MBOLL SHQIPERIA 99%E TERRITORIT HASHASH .
    NE DITET E TURE U MBOLL IDEJA E COPTIMIT TE KOSOVES E NDOSHTE DHE SHQIPERIS,
    NE DITET E KETURE PROSITUTA DIPLLOMATIKE SHQIPERIA U KTHU NE ORGJIST TE TIPIT VELIA .

  3. I kemi syte te spak?! Te spaku i drogaxhinjve i krimineleve i radareve te fikur i shqiprise pa ushtri pa polici pa shendetsi pa arsim i rilindjes. Naivet e ngjel pisit le te presin. Mos tju genjeje mendja qe jane shumic.

  4. Nje tjeter pike e ulet ne historine plot pika te uleta te shqiperise dhe shqiptareve.

    Talin trapin Lu dhe VLahutin dhe qelbesirat e shesin sapunin per djathe tek injorantet shqiptare.

    LU i magjishmi u ngrit edhe me lart ne Kirgiztanin e ndritur pasi rrezikonte te dilte me 80% dhe galaktik (si real madrid) Ndersa Vlahutin, sic e kishte per here te pare ambasadorllekun ne shqiperi, e mbylli karrieren e saj dhe te vetem me suksesin e MOSUKSESIT te Vetingut. NJE DESHTIM TOTAL!!!!!!
    Keta te ashtuquajtur ambasador kane punur per hesap te tyre , dhe jane pjese e tepsise se Rames. Hajdute si ai. Morren leket, privilegjet, etj, ndersa shqiptaret smarrin dot drejtesi sot. Jemi te paralizuar ne kete pushtet te NDARE nga ekzekutivi dhe legjislativi , ne leter jane te ndare te tre pushtetet, POR ne fakt pasi gjykata e Durresit talli perseri trapin me te gjithe shqiptaret duke marre ne konsiderate nje ceshtje qe ishte gjykuar !!!!1

    Reforma u perdor per fushate zgjedhore, sepse korrupsionin qe behet ne CDO zyre te shtetit duhet ta kape drejtesia , qe eshte aliene ne kete vend ???!?!?!? Drejtesia dhe njerezit jane po aq pjese e shoqerise sa cdo shqiptar tjheter, nuk ka alien – dmth trupa te huaja – ne shqiperi dhe shqiptare , qe do bejne reforme.
    E vetmja menyre per reforme eshte nese ka patriotizem dhe vetepermbajtje, dy gjera qe u sakatuan sistematikisht ne 50 vjet diktature Enverizem. Kulti qe u ngrit ishte Partia dhe Enveri.

    Nderkohe cdo dite kapen banda dhe bandite droge shqiptare ne cdo vend te Europes Burgjet e Evropes jane plote me shqiptare, trafikante , bandite, perdhunues, vrases dhe prostituta . Ne shqiperi i kemine parlament ne qeveri ne bashki, ne cdo institucion qendror dhe lokal, ne cdo biznes , ne cdo tavoline, ne rruge gjithandej dhe te plotfuqishem. RILINDJE 2013-!!!!

    1. Foli bolja e djathe e blush bibilushit. Une nuk paguhem ndersa ti po. Ta thote nje anetar tjeter i partise libra., ka njerez te ndershem lere cte thone “te gjithe jane shitur” po ty ta do axhenda e kryemilitantit blush bibilushi.

  5. O endri fuga mjaft shkruajte mesazhe tek vendi i emrit te komentit thotë:

    O endri fuga mjaft shkruajte mesazhe tek vendi i emrit te komentit…qe na e futi rama na e futi cte bejme kur militantet qihen fort me njeri tjetrin endri fuga me blushin eshte nje gaymance e vertet

  6. kur te kete mbarru Rama pune me vjedhjen dhe me emerimin e shokeve dhe miqte ne Veting do vihet ne pune sistemi i ri, i cili ka 2 opsione ne fund te fundit
    1- aktualisht qe ska ndermen as me u vu ne pune edhe pas 3 vitesh,por asnjehere plotesisht edhe po u v
    2- Ose do vihet ne pune pjeserisht dhe sdo beje asigjo,

  7. O laps perse si nxjerrni komentet mo pastaj thoni Ram bolja osh diktator, ndajeni o ju jeni o ai droga 24 kt

  8. Filmi i shkëlqyeshëm, por është një kopje e keqe! Më në fund e pashë HD streaming të këtij filmi. Mendova se disa prej jush do të donin ta shihnin gjithashtu.

    Lirimi Filma 2018-2019 Full Movie Pa pagesë Online

    Ky është vendi ku unë isha duke e shikuar atë >> STARMOVIE32.XYZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *