• |
ide | kryesore

Alketa habit me deklaratën, Olti Curri e ironizon (Foto)

Paparazzi, Slider



Alketa Vejsiu u komentua ditën e sotme shumë në media pas një përgjigjeje që i dha një fanseje në Instagram, ku i tregoi se ashtu si të gjithë edhe ajo dikur ka qenë fakire.

“Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në maje të kokës në 97 në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur të vjetër pa Ajër të Kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari.” , ka shkruan moderatorja.

Ky koment është shpërndarë nga ana e opinionistit Olti Curri në Instastory, i cili ka ironizuar lapsusin që Alketa ka bërë. Ai ka nënvizuar pjesën ku Alketa thotë se në 97 ka shkuar në Top Albania Radio dhe në një postim tjetër ka shpërndarë se Top Albania Radio e ka pasur transmetimin e parë në vitin 1998.

“Pyetja është: Ku ka qenë duke shkuar Alketa në 97-tën mes p.lu.m.b.a.ve me bicikletë? Se në Top Albania jo se është hapur një vit më vonë.”, shkruan Olti teksa në një postim tjetër shkruan: “Ekskluzive: zbulohen foto të papublikuara nga udhëtimi i Alketa Vejsiut në vitin e mbrapshtë 97-të për në ambientet e Top Albania Radios së hapur në 1998-n”.



2 Comments

  1. Zyrtarisht mund te jete hapur Top Albania Radio ne 1998 por une e di shume mire qe ka patur nje Radio qe me pas u be Top Albania Radio dhe ajo ndodhej te nje bodrum te nje pallati ne qender te Tiranes aty ku sot eshte Foto Rreli, ose nje lokal kafenje me karrike perjashta. E mbaj mend shume mire Alketen e vogel qe vinte aty, *Pasi te ai shesh pushim qe sot eshte lokal, luanim futboll), jo vetem Alketen por edhe disa vajza te tjera qe me vone u bene te talentaura. Ajo Radio qe me pas u be Top Albania Radio eshte hapur qe ne vitin 1996. Mbaj mend mire nje emsion qe i merrje ne telefon, pershendesje dhe i kerkoje te transmetonin nje kenge.
    Une jam nje person qe kam jetuar te ajo lagje aty afer dhe e di shume mire c’thote Alketa dhe per c’fare shkruan.

    Ti Olti dashur mund te lexosh Wikipedia gjithe diten, por historia e Top Albania Radio eshte shume me e hershme dhe jo cdo gje qe thuhet ne Wikipedia eshte e vertete 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *