• |
ide | kryesore

Bayern-Sané, Rummenigge pickon Pep: “Ndoshta nuk e di çfarë ndodh tek City”

Sport



Është një cështje këndvështrimesh. E njëjta histori e treguar nga dy personazhe të ndryshëm me zhvillime kundërshtuese. Në muajt e kaluar, presidenti i Bayern Munchen Uli Hoeness ka njoftuar një goditje të madhe në merkato: “Sikur ta dinit kë kemi marrë për sezonin e ardhshëm…”. Por deri tani Bayern ka zyrtarizuar vetëm Lucas Hernandez (80 milionë, blerja më e kushtueshme e historisë së klubit), Pavard e Arp, të gjithë goditje që në kohën e deklaratës së Hoeness ishin të ditur. E duke parë lamtumirën e Robben, Ribery e James pritet dicka e rëndësishme në sulm. Objektivi kryesor i Bayern është Leroy Sané, edhe pse Guardiola, në ditët e kaluara, ka siguruar se nuk ka kontakte mes Manchester City e klubit bavarez. Por ka ardhur e menjëhershme përgjigja e Rummenigge.

Kampionët e Gjermanisë po luajnë me karta të hapura. U bënë javë që pranojnë se janë në tratativë për blerjen e lojtarit (për të cilin duhet të paktën 90 milionë) e se presin vetëm vendimin e djaloshit. Deklaratat e Guardiola (“Shpresojmë që Leroy të mbetet tek Manchester City për sezonin e ardhshëm, atë pasardhës e tjetërin akoma”) tronditën romancën e merkatos. Për këtë arsye Rummenigge ka vendosur të flasë vetë: “Nuk e di nëse Pep është i informuar mbi atë që ndodh në klubin e tij. Për Sané, nëse do të ketë dicka për të komunikuar do e bëjmë. Për momentin nuk jemi në atë pikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *