• |
ide | kryesore

Debutimi i ëndërrave, kthehet në makth: talenti 126 milionë euro dëmtohet pas 27 minutash

Sport

Nuk e kishte menduar aspak kështu, kur u transferua nga Benfica tek Atletico Madrid. Debutimi me Colchoneros ka rezultuar shumë i hidhur për Joao Felix. I ardhur nga Benfica për 126 milioni, shifër rekord për një lojtar të ri, portugezi ka luajtur vetëm 27′ në miqësoren kundër Numancia.


Joao Felix ka dalë nga fusha e lojës pas një goditje të fortë të marrë në ijë. Kështu, tifozët e Atletico duhet të presin për të parë në veprim portugezin e talentuar, që shpresojnë se do të bëjë të harrojë largimin e Antoine Griezmann. Fillimi nuk është ai i duhuri, por jo për përshtatshmëri loje me Colchoneros, thjesht për mungesë fati…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *