• |
ide | kryesore

Historia e pabesueshme e Da Costa: futbollisti alergjik nga… bari!

Sport



Verë, merkato futbolli e prapaskena për të favorizuar kalimin e një lojtari nga një skuadër në tjetrën. Këto kohë, cdo frazë e thënë nga një lojtar ose përfaqësuesi i tij duhet analizuar mirë. Ka pastaj edhe përjashtime, që rezultojnë gati komike. Një prej tyre përfaqësohet nga Danny da Costa, e alergjia e tij nga… bari.

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurte, është alergjik nga bari. Një situatë sa komike aq edhe shqetësuese për një njeri që si profesion bën futbollistin. Vështirë për ta besuar, por është realiteti. E ai e tregoi për Bild: “Nëse rrëzohem dhe bie në kontakt me barin, kam menjëherë irritim dhe skuqje të lëkurës”. Absurde, e megjithatë mbrojtësi 26 vjecar arrin të luajë: “Vesh gjithnjë fanella me mëngë të gjata poshtë uniformës së ekipit”. Origjina e problemit mund të lidhet me fëmijërinë: “Nuk e di nga se vjen alergjia. I vogël kisha neurodermit por nuk besoj se janë gjëra të lidhura bashkë”.

Dashuria për lojën shkon përtej dhimbjes e bezdisë së shkaktuar nga alergjia: “Fatmirësisht kruarjet në këmbë janë të durueshme, janë pjesë të tjera të trupit që kontrollohen me vështirësi”. Danny da Costa nuk ka ndërmend të largohet nga Eintracht. Vitin e kaluar, ishte i pari i jetuar si protagonist i vërtetë: 34 prezenca në 34 ndeshje, i zëvendësuar vetëm në dy raste. Një lehtësi, pas problemit me tendinën parciale që i kondicionoi sezonin 2017-18. Tani kërkon të fitojë kombëtaren gjermane, pasi ka kaluar në të gjithë skuadrat e moshave. E rëndësishme është të mos harrojë të veshë fanellën me mëngë të gjata e ti mbajë getat sa më lart të mundet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *