• |
ide | kryesore

Inva hedh poshtë zërat për ndarje, poston foton me bashkëshortin (Foto)

Paparazzi, Slider



Për disa ditë me rradhë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Inva Mula ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani, madje u aludua se arsyet e kësaj ndarje ishin për shkaqe ekonomike.

Megjithatë, ishte vetë Inva, e ftuar në emisionin “I ftuari”, që i dha fund të gjitha thashethemeve, duke hedhur poshtë lajmin për një divorc, në të njejtën kohë duke hedhur “akuza”, që një keqinformimim i tillëv publik për të, bëhej  me qëllim për të njollosur jetën e saj profesionale.

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde. “- tha sopranoja e njohur në lidhje me mënyrën se si kishte reaguar, kur kishte parë bujën e madhe që kishte bërë lajmi për ndarjen.

Dhe si për ti dhënë fund të gjitha dyshimeve, në lidhje me një divorc të mundshëm nga Ethemi, Inva ka zgjedhur të postojë këtë foto në Instagramin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *