• |
ide | kryesore

Krutani arrestohet në Tiranë duke qarkulluar me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar ka përfunduar pnë pranga pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, e pajisur me fishekë.

Aksioni i policisë u ndërmor në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”,  ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë kontrollit,  Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *