• |
ide | kryesore

Me 50 doza kokainë në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit arrestoi një 39-vjeçar që është kapur me 50 doza kokainë në makinë.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Në afërsi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në makinën në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celuar, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *