• |
ide | kryesore

Mediat holandeze japin detaje të reja për vrasjen e Festim Latos

Lajme, Të fundit



Mediat holandeze kanë pasyruar vrasjen e shqiptarit Festim Lato, i vetëshpallur si President i Çamërisë. Sipas këtyre burimeve ai u gjet i vrarë mbrëmjen e së shtunës në lagjen Nieuwe Ubbergseweg në qytezën Nijmegen. Mediat lokale shkruajnë se shkak mund të jenë bërë borxhet. “Omroep Gelderland” shkruan se ai kishte një armatë me kreditorë nga pas.

Vrasja u konfirmua edhe nga policia. Ai ishte raportuar i humbur nga familja e tij, javën e kaluar. Trupi i tij u gjet të shtunën dhe policia tha se ka nisur hetimet.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Lato e kishte shpallur veten president të këtij rajoni.

Sipas njerëzve në lagjen e tij, Lato kishte borxhe në kompani dhe individë privatë që arrinin në miliona euro.

“Ai solli shumë para në të holla nga Shqipëria”, – thotë diplomati Jeroen Zandberg. Ai e thotë se e këshilloi Laton të bënte një betejë politike nga OKB-ja në Hagë për çështjen e Çamërisë. Zandberg shton se është i tronditur nga vdekja e shqiptarit.

“Ishte një njeri simpatik dhe i qetë në bisedë,” – thotë ai duke shtuar: “Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehta. Kompani të mëdha, thuhet se i huazuan atij shuma të konsiderueshme parash, por nuk e panë përsëri”.

Lato thuhet se u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen në prill. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. U zbulua misteri. Qenka mashtrues TVSH-je. Ky eshte nje superbiznes ne Shqiperi dhe Europe. Edhe lapsi ka botuar nje shkrim te gjate per miliardat qe zhduken me skemat e TVSH ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *