• |
ide | kryesore

Meta flet pas takimit me Haradinajn në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Presidenti shqiptar, Ilir Meta është takuar këtë të diel në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimin e konfirmoi fillimisht Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Më pas edhe Meta bëri një postim në rrjetet sociale.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!?????” – shkroi Meta i cili ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, – ka shkruar Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne.cdo fund jave duhet me u largu nga shtepia sa me shpejt dhe.ja ku doli nje rast ideal , sa dhe vet Haradinaj u habit….!!!

  2. Ne klanin e mafjozeve rregullin nr 1 eshte qe ai qe te vjen i pari per te te vene doren ne shpatull per te keqen qe te gjeti , eshte pjese e asaj te keqe ose don te thote qe une nuk kam gisht ne kete pune. Te tjeret ta kan fut.

  3. po ti o hajdut pulash vajte bleve gjykatat kur te kapen me presh ne dore. a e kupton sa vite drite larg ramushit je o like floriri. ti je gati te djegesh shqiperin per te shpetuar gjen e vjedhur o hajdut ordiner qe bere te leviz nga varri avni rustemi, duke ia permendur emrin ti horr i horrave.

  4. like floriri kujton se do shpetoj bythen e vet duke ber si patriot i flakt. ky horr qe vec e ka rrjep kete komb e kete popull, ky ali baba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *