• |
ide | kryesore

Milan akord me Correa: duhet bindur Atletico Madrid të ulë pretendimet

Sport



Angel Correa i ka premtuar Milan. Madje, kuqezinjtë i kanë marrë më shumë se thjesht një premtim 24 vjecarit të Atletico Madrid. Sipas kanalit sportiv argjentinas Tyc Sports nuk mungon edhe një akord mes shoqërisë së rrugës Aldo Rossi e sulmuesit nga Rosario. Mbetet për tu përcaktuar – e nuk është gjë e vogël – tratativa me klubin spanjoll. Bardhekuqtë duan të fitojnë me shitjen rreth 50 milionë, Djalli është i gatshëm të vendosë në tavolinë një shifër inferiore.

Një ndihmë për Milan mund të mbërrijë nga Jorge Mendes. Agjenti i fuqishëm, si është publikuar në ditët e kaluara, është vënë në lëvizje për të favorizuar largimet e André Silva (destinacioni Monaco) e Cutrone (që nuk po bindet nga opsioni Ëolverhampton) duke i lejuar kështu Milan të bëjë një operacion të kushtueshëm nga pikëpamja ekonomike. Gjatë javës së ardhshme mund të ketë një takim mes dy klubeve për të diskutuar e për të intensifikuar tratativën. Maldini e Massara po mundohen të kënaqin Giampaolo, duke i vënë në dispozicion një lojtar polivalent (i aftë të luajë në krahë dhe si sulmues i dytë) e funksional për lojën e ish-teknikut të Sampdoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *