• |
ide | kryesore

Pelegrinazh për Mihajlovic: tifozët e Bolonjës luten në San Luca

Sport



Tifozët e Bolonjës shtrëngohen rreth Sinisa Mihajlovic, teknikut të tyre që po i nënshtrohet trajtimit kemioterapeutik për të kuruar leuceminë. Në paraditen e të dielës qindra tifozë kuqeblù kanë kryer një pelegrinazh në Santuario della Madonna di San Luca ashtu si ka bërë të ditur shtypi italian. Këtu shumë tifozë kanë marrë pjesë në Meshën – e celebruar nga Don Vittorio Fortini – gjatë së cilës është shprehur mesazhi i afërsisë me trajnerin serb e të gjithë ata që ndodhen në situatën e tij. Prezente ka qenë edhe Arianna Rapaccioni, bashkëshortja e teknikut të Bolonjës.

Përpara ceremonisë fetare tifozët bolonjezë kanë zbuluar edhe parrulën “Sinisa është me ne” në Santuario. Gjithcka është organizuar në Facebook nga Damiamo Matteucci, tifoz i skuadrës emiliane: “Nuk prisja një përgjigje të tillë. Mesazhi ynë arriti në gjithë Bolonjën. Për Mihajlovic e të gjithë të sëmurët si ai shkon e gjithë mbështetja morale e shpirtërore”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *