• |
ide | kryesore

Roma, iniston për Hysaj: shkodrani akord me Petracchi, por problem është çmimi

F1, Sport



E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj vazhdon të jetë e paqartë. I sigurtë është vetëm largimi nga Napoli, por pasi dështoi transferimi tek Atletico Madrid, që zgjodhi të vazhdojë me Trippier të Tottenham Hotspur, edhe insistimi i anglezëve rrezikon të sfumojë. Por këtë herë jo sepse Spurs po shohin alternativë tjetër, por për shkak të ndërhyrjes së Romës.

Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv verdhekuq, Gianluca Petrachi, dëshiron të marrë në kryeqytet Elseid Hysaj, mbrojtësin e djathtë të Napoli. Shkodrani i ka dhënë aprovimin për të veshur fanellën verdhekuqe, por tani Roma duhet të punojë me klubin e De Laurentiis për të kërkuar formulën e cmimin më të favorshëm se 20 milionë euro të kërkuara aktualisht nga Napoli.

Duke qendruar në repartin difensiv, për në qendër është kthyer në modë Lucas Verissimo i Santos. Pista Alderëeireld duket e komplikuar. Gjatë javës mund të zhbllokohet edhe situata e Dzeko, me Roma e Inter që mund të akordohen për 16 milionë euro. Pastaj nis sulmi përfundimtar për Higuain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *