• |
ide | kryesore

Tmerri i qendrave tregtare, kapen një burrë nga Shkodra dhe një grua nga Kamza

Lajme, Të fundit



Një burrë nga Shkodra dhe një grua nga Kamza ishin kthyer në tmerr për shumë biznese në Tiranë. Ata vidhnin rroba të shtrenjta në dyqane apo qendra tregtare e më pas i shisnin në qytetin e Shkodrës.

Policia thotë se operacioni u organizua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2. Ata morën njoftimin se 2 persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë. Pas analizimit të pamjeve filmike dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare u kapën F.T. 34 vjeç nga Shkodra i dënuar më parë për vjedhje dhe F.GJ. 41-vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare. Policia thotë se çifti akuzohet për një sërë vjedhjeve të kryera në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës. Pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e F.T në Shkodër. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *